• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

12/06/2026
in Kryesore, Politikë
Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

Dhjetëra diplomatë punojnë prejt vitesh në shërbimin e jashtëm. Kulmimi i karrierës të secilit prek tyre është funksioni i ambasadorit. Por teksa diplomatë karriere, pas shumë vitesh kontribut, presin të emërohet ambasadorë, në vend të tyre katapultohen personazhe që shtrihen në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ata nuk kanë asnjë lidhje me shërbimin e jashtëm dhe standartet diplomatike. Por, ata plotësojnë kritere të tjera; Kanë veshur pantallona të kuqe në pleqëri, kanë botuar ndonjë libër mediokër, ndihen të stresuar, kapërdisen nëpër studio televizive dhe më e rëndësieshmja Edi Rama u hap derën për t’u shtrirë në zyrën e tij, për t’i dëgjuar dhe plotësuar kërkesat për t’i emëruar ambasadorë.

Kështu u emërua ambasador në Zvicër analisti Mustafa Nano, i cili thotë se një post i tillë i shkon sojit të tij. Mustafa Nano ka treguar si u emërua ambasador. Ai tha se ndihej i stresuar në Tiranë dhe kështu i kishte vajtur në mendje për t’u bërë ambasador. Kërkesën ia kishte bërë Edi Ramës në zyrë. Nano rrëfen se pasi Rama e kishte bërë ambasador, ai nuk ndihej rehat dhe kishte kuptuar se po humbiste kohë. Reagimi i Nanos erdhi pas një deklarate të Ramës. Ky i fundit tregoi se si e kishte bërë Nanon ambasador, pasi Nano për të tërhequr vëmendjen tha se Rama duhet të jepte dorëheqjen pas protestave.

“Moral mua dhe PS të matet mirë kushdo që i bën. Ne nuk jemi të përsosur dhe pa gabime, por moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe tha ‘nuk kam fuqi më të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador’. ‘Po mirë’ i thashë ‘të shohim si mund të bëjmë për këtë.’ Kemi pasur shkrimtarë e poetë ambasador, Muçi i shkretë nuk është Faik Konica, por thashë… Muçi shkoi ambasador në Zvicër, nuk mbajti dot një zyrë ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare, nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëjmë ne detyrën dhe si duhet ta bëj unë detyrën. Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë mëngjes, drekë e darkë në zyrën time. Po ti mo Muç ça je, spiun i sigurimit je, ku e di ti kush hyn në zyrën time. Ku i ke parë ti, se ti ke qenë edhe demokrat denbabaden. Kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”, tha mes të tjerash Rama.

Reagim nga Luan Rama; ZYRA KU DUHET TË SHTRIHESH PËR T’U BËRË AMBASADOR

Dëshmia e Kryeministrit të Shqipërisë se Mustafa Nano i paska shkuar në zyrë dhe, pasi iu shtri “aty në kolltuk” i kërkoi që ta çonte diku ambasador të Republikës së Shqipërisë, nuk është një episod i thënë kalimthi nën joshjen e një tufe duartrokitësish të mjerë.

Është dëshmi me zë dhe me figurë nga vetë Kryeministri, që të kuptojmë se si respektohet ligji në Shqipëri dhe se sa vlerësohet karriera, profesionalizmi dhe meritokracia.

Në një gjendje jo edhe aq të pashpjegueshme, ai, pra vetë Kryeministri, ndërsa donte të tallte dhe të denonconte një qytetar të lirë të këtij vendi që krejt në të drejtën e vet ka shprehur një opinion kundër Kryeministrit, në fakt na zbuloi se si (sh)përdoret pushteti, përgjegjësia dhe besimi në kundërshti me ligjin dhe në cënim të standardeve që normojnë mënyrën se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit.

Me kërkesën për t’u emëruar ambasador (qoftë edhe “shtrirë në kolltukun e zyrës së Kryeministrit”), qytetari i përgojuar nga Kryeministri nuk ka bërë asnjë mëkat, nuk ka kryer asnjë faj. Në fund të fundit, çdokush ka të drejtë të aspirojë dhe të kërkojë pse jo, edhe të bëhet ambasador.

Në këtë rast problemi është vetëm Kryeministri.

Së pari, sepse ai është vënë mbi ligjin.

Emërimi i ambasadorëve, në çdo sistem që pretendon normalitet institucional, duhet të jetë produkt i procedurave të qarta, i kritereve profesionale dhe i standardeve të karrierës diplomatike. Çdo devijim nga kjo logjikë, apo çdo perceptim publik se emërimet lidhen me “shtrirjen në kolltukun e zyrës së Kryeministrit” e zhbën vetë idenë e karrierës dhe të meritokracisë në diplomaci.

Së dyti, sepse mesazhi që u përcillet atyre që shërbejnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe në gjithë shërbimin e jashtëm është thellësisht fyes.
Dhjetëra diplomatë që ndër vite ndërtojnë karrierën mbi profesionalizëm, përvojë dhe disiplinë institucionale, emërimi ambasador “pasi je shtrirë në kolltukun e zyrës së Kryeministrit” është goditje e drejtpërdrejtë ndaj integritetit të shërbimit diplomatik.

Së treti, sepse ky rast, i pranuar publikisht nga vetë Kryeministri, mund të mos jetë një rast i vetëm.
Çdokush ka të drejtë të mendojë se për t’u emëruar në një detyrë shtetërore, jo vetëm ambasador, por edhe drejtor, deputet a ministër, duhet të dish “të shtrihesh në kolltukun e zyrës së Kryeministrit”.

Fakti që ky mesazh vjen nga vetë Kryeministri, e bën atë shumë më të rëndë në ndikimin e tij publik.

Së katërti, sepse është cenuar një element që shpesh neglizhohet, por që është thelbësor në funksionimin e shtetit: konfidencialiteti i komunikimit në zyrën e Kryeministrit.

Një person që takon Kryeministrin, qoftë edhe për t’i kërkuar një nder a një vend pune, ka të drejtë të besojë se biseda mbetet mes tyre. Dhe se për çfarëdo arsye, nuk do të mund të përdoret më vonë siç u përdor publikisht dhe politikisht nga Kryeministri, si mjet ironie apo si instrument poshtërimi.

Dhe në fund një pyetje:
përse u tregua kjo histori pikërisht tani?

A do ta kishte treguar Kryeministri historinë e tij me Mustafa Nanon, nëse ky i fundit nuk do të kishte shprehur publikisht qëndrime kritike kundër Kryeministrit?

Afërmendsh që jo.

Kryeministri donte të jepte një mesazh. Dhe në fakt e dha: mosmirënjohës, mbylle gojën dhe mos harro se kush të bëri ambasador!

Pikërisht këtu shfaqet deformimi më i madh i konceptit të shtetit.

Çështja nuk mbetet më te episodi “shtrirë në kolltukun e zyrës së Kryeministrit”, por te imazhi institucional që ndërtohet prej atij episodi.

Sepse në diplomaci, imazhi nuk është detaj dytësor; është pjesë e vetë fuqisë së shtetit.

Dhe në rrënimin e këtij imazhi, Kryeministri nuk është i vetëm. Atë e kanë ndihmuar edhe institucionet e tjera që janë sjellë si noterë pa zë; Ministria e Jashtme, komisioni përkatës i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës.

Sepse, edhe ata me sa duket janë “shtrirë tek ai kolltuku” në zyrën e Kryeministrit.

Më të lexuarat

  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!