AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Vërshimet e Bistricës, ushtria zbret në terren, Vengu nga Saranda: Ndërhyrje emergjente në argjinaturë

by SHT Media
28/11/2025
in Politikë
6
0
Vërshimet e Bistricës, ushtria zbret në terren, Vengu nga Saranda: Ndërhyrje emergjente në argjinaturë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit që shkaktuan dëme serioze në argjinaturën e lumit Bistrica, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar mjetet xheniere të ushtrisë për të shmangur përmbytjet.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, inspektuan këtë të mërkurë punimet për rehabilitimin emergjent në Kanalin e Çukës.

Situata kritike në 4 pika

Vërshimet e lumit kanë shkaktuar shembje të konsiderueshme në katër pika kyçe të argjinaturës, duke rrezikuar zonat e banuara në Sarandë, Finiq dhe Delvinë. Ministri Vengu e cilësoi ndërhyrjen si të domosdoshme për të garantuar sigurinë e banorëve.

“Gjendemi në Kanalin e Çukës, në argjinaturën më të madhe të Bistricës, ku gjatë vërshimeve të ditëve të fundit patëm në katër pika praktikisht një shembje të konsiderueshme,” tha Vengu, duke shtuar se operacioni është një përpjekje e përbashkët civile-ushtarake.

Përveç bashkive, në terren janë dërguar mjetet xheniere të Forcave të Armatosura për të ofruar ekspertizë dhe fuqi punëtore në zonat e vështira.

Puna 24 orë dhe plani për Urën e Gajdarit

Kryebashkiaku Oltion Çaçi bëri të ditur se prej pesë ditësh punohet pa ndërprerje për stabilizimin e situatës. Ai theksoi se për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërhyrjet nuk do të jenë vetëm lokale. “Besoj për pak ditë stabilizohet gjendja emergjente. Mendojmë që do vazhdojmë përgjatë gjithë argjinaturës, deri tek Ura e Gajdarit, për ta përforcuar të gjithën, pasi këto do të jenë reshje të vazhdueshme edhe në vitet që vijnë,” u shpreh Çaçi.

Buxheti 2026, fokus te zonat me risk

Gjatë inspektimit, Ministri Vengu dha edhe një lajm të rëndësishëm për financimin e Emergjencave Civile në vitin e ardhshëm. Ai njoftoi se Buxheti 2026 parashikon një rishpërndarje fondesh, duke prioritarizuar bashkitë që, ndonëse modeste në sipërfaqe, paraqesin risk të lartë përmbytjesh.

“Viti 2026 na gjen me një rishpërndarje më të drejtë të buxhetit. Bashki si Saranda, Delvina apo Finiqi, konsiderohen zona me risk dhe praktikisht duhet të kenë një mbështetje financiare më domethënëse për infrastrukturën parandaluese,” deklaroi Vengu.

Autoritetet konfirmuan se mjetet dhe ekipet do të mbeten në terren deri në rehabilitimin e plotë të argjinaturës dhe normalizimin e situatës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil
  • Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.