• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vengu viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë

31/08/2024
in Politikë
Vengu viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka vizituar Komandën Qendrore të KFOR si dhe në Komandën e Zonës Perëndimore në Pejë gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë, ku takoi trupat shqiptare që shërbejnë përkrah vendeve aleate dhe partnere të NATO-s.

I shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ministri i Mbrojtjes u prit nga komandanti i KFOR gjeneralmajor Özkan Ulutaş me të cilin ndanë shqetësimin rreth kontekstit të brishtë të sigurisë, kryesisht në veri të Kosovës, duke kujtuar sulmet kriminale dhe terroriste ndaj trupave të KFOR si edhe atë në Banjskë, vitin e kaluar.

“Shqipëria mbështet pa asnjë lëkundje KFOR-in si të vetmen garanci për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, u shpreh Vengu, duke falenderuar gjeneralmajor Ulutaş për vendosmërinë dhe maturinë në parandalimin e situatave kërcënuese.

Në bazën e KFOR në Pejë, delegacioni shqiptar u prit nga komandanti italian i bazës, koloneli Mundo, i cili e informoi ministrin Vengu për kontributin e trupave shqiptare, duke theksuar se angazhimi dhe profesionalizmi i tyre vlerësohet nga të gjithë shtetasit e Kosovës dhe veçanërisht nga minoritetet.

Në takimin me kontingjentin shqiptar, ministri Vengu falenderoi gratë dhe burrat e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin e KFOR, i cili ka për qëllim sigurinë e të gjithë popullsisë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kontingjenti shqiptar në misionin e KFOR përbëhet nga 107 efektivë ne Komandën Rajonale Perëndimore në Pejë dhe 25 përfaqësues civilë dhe ushtarakë në Shtabin e KFOR në Film City, Prishtinë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!