• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

26/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

Vëllai i deputetit Tërmet Peçi ka zaptuar ‘Gjirin e Fshehur’ në Porto Palermo. Edi Rama një vit më parë urdhëroi përjashtimin e policëve që zaptojnë hapësira publike, por për këtë rast nuk ka vepruar. Policia, Bashkia dhe Inspektorati i Territorit nuk guxojnë ta prekin…

Fiks një vit më parë, në zbatim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama i dha urdhër ish-Drejtorit të Policisë, Ilir Proda, të përjashtonte nga strukturat të gjithë ata punonjës policie që kishin zaptuar toka, troje, lulishte, trotuare e plazhe.Një prej pushtuesve të territorit dhe plazhit në Himarë është oficeri i antikrimit, Vojo Peçi, vëllai i ish-kryebashkiakut të Tepelenës e aktualisht deputet i PS-së, Tërmet Peçi, i njohur si “ushtar” karagjoz i “komandantit” Edi Rama.

Oficeri Vojo Peçi ka zaptuar me forcë dhe ka rrethuar me gardh me tela me gjemba e portë hekuri, tamam si kamp përqendrimi, rreth 10 mijë m² territor e plazh publik në zonën e quajtur “Gjiri i Fshehur” në zonën ushtarake të Porto Palermos dhe po e shfrytëzon si plazh privat.

Këtë sipërfaqe bregdetare në Porto Palermo, Vojo Peçi nuk e ka pronë të trashëguar, sepse nuk ka lidhje me atë zonë, dhe as të blerë apo marrë me qira nga pronarët e shteti, por e ka zaptuar duke shfrytëzuar fuqinë si oficer i antikrimit dhe afërsinë e vëllait deputet me Edi Ramën.

Një gardh me tela me gjemba e dhunë të fortësh në Zvërnec, që kishte leje zhvillimi, irritoi qytetarët që e hoqën gardhin dhe prej më shumë se 3 javësh janë ngritur në protestë, duke i treguar kreut të qeverisë dhe bandës së tij se nuk ka më heshtje, tolerim e nënshtrim.

Dhe territorin e plazhin publik te Gjiri i Fshehur në Porto Palermo, oficeri Vojo Peçi e ka rrethuar me gardh e tela me gjemba dhe ka vendosur një portë hekuri, me roje me armë ilegale, tamam si bazë ushtarake e “ISIS”.

Brenda territorit të rrethuar ka ndërtuar hotel e parking pa leje, ka vendosur bujtina e çadra plazhi me shezlongë, ku lejon vetëm ata që kalojnë pushimet atje dhe që paguajnë për plazh ditor, ndërsa qytetarët e turistët e huaj që kanë dashur të futen në plazhin e rrethuar janë përballur me kërcënime e dhunë të cubave të armatosur që ka vendosur oficeri Vojo Peçi.

Nuk e dimë nëse do ta çlirojnë qytetarët, por dihet që megjithë denoncimet e shumta, Bashkia Himarë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit nuk guxojnë të heqin gardhin me tela me gjemba dhe portën e hekurt te plazhi i Gjirit të Fshehur në Porto Palermo.

Sepse për çlirimin e kësaj hapësire publike, për heqjen e gardhit, portës, çadrave e shezlongëve dhe prishjen e hotelit të Vojo e Tërmet Peçit, nuk ka dhënë urdhër “Komandanti” Edi Rama.

“Pamfleti” e ka denoncuar më 31 korrik 2025 pushtimin e kësaj hapësire bregdetare e plazhi, ndërsa sot po ia rikujtojmë kryepolicit Skënder Hita, ngaqë është zaptim hapësire publike me dhunë nga një oficer policie i antikrimit, vëllai i deputetit të PS-së.

Ndërsa banorët e zonës do të vendosin vetë nëse do ta shkulin gardhin dhe do çlirojnë plazhin publik nga ky pushtues që ka mbështetjen e kryeministrit./Pamfleti

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!