AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Veliaj lë sot qelinë për disa orë! Paraqitet në Kushtetuese, shqyrtohet ankimimi për shkarkimin nga detyra

by SHT Media
31/10/2025
in Kronikë
6
0
Veliaj lë sot qelinë për disa orë! Paraqitet në Kushtetuese, shqyrtohet ankimimi për shkarkimin nga detyra
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erion Veliaj do të dalë sot 31 tetor, nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë personalisht në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca, e cila pritet të nisë në orën 10:00, do të shqyrtojë ankesën e tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm dhe i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK-ut të marrin masat për transportin dhe sigurinë e tij gjatë zhvillimit të seancës.

Qeveria e shkarkoi Veliajn më 25 shtator, duke u mbështetur në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pasi ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj.

Vetëm pak ditë më vonë, presidenti Bajram Begaj shpalli zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, por procesi u pezullua me vendim të përkohshëm nga Gjykata Kushtetuese, derisa të merret vendimi përfundimtar mbi ligjshmërinë e shkarkimit.

Në argumentet e tij, Veliaj pretendon se qeveria ka vepruar jashtë kompetencave, pasi, sipas Kushtetutës, një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm në rast të shkeljeve të rënda të ligjit ose të Kushtetutës, dhe vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Ai thekson se mungesa e tij në zyrë është pasojë e pamundësisë objektive, pasi ndodhet në paraburgim.

Në krahun tjetër, qeveria mbron qëndrimin se vendimi për shkarkim është marrë në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, duke e bërë Gjykatën Administrative dhe jo atë Kushtetuese, organin kompetent për këtë çështje.

Në seancë pritet që Veliaj të mbështetet edhe në një opinion të Komisionit të Venecias, ku theksohet se largimi i një të zgjedhuri vendor nga detyra duhet të konsiderohet një masë ekstreme, pasi prek autonominë vendore dhe të drejtat themelore politike.

Komisioni paralajmëron gjithashtu se paraburgimi i gjatë i një zyrtari të zgjedhur mund të kufizojë të drejtat e tij për pjesëmarrje në jetën publike, të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Erion Veliaj ndodhet në arrest që prej 10 shkurtit, nën hetim për pesë akuza të ndryshme, mes tyre korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është përfshirë në të njëjtën dosje hetimore, ku dyshohen për korrupsion në nëntë raste të ndryshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.