• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vdekja e Prigozhin, Putin: Brenda aeroplanit u hodhën granata, trupave duhej t’u ishte bërë testi i alkoolit

05/10/2023
in Botë
Vdekja e Prigozhin, Putin: Brenda aeroplanit u hodhën granata, trupave duhej t’u ishte bërë testi i alkoolit

Sipas Vladmir Putinit, avioni me të cilin po udhëtonin mercenarët e Wagner-it bashkë me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin u rrëzua nga një granatë dore dhe jo nga ndonjë sulm me raketë.

Sipas liderit rus, granatat e dorës shpërthyen nga brenda aeroplanit duke bërë që mjeti fluturues të rrëzohej, duke i marrë jetën kështu Prigozhin-it.

Avioni privat Embraer me të cilin Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg u rrëzua në veri të Moskës duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht, duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.

Sipas Putinit, anëtarët e Wagner-it mund të kenë qenë të dehur, ndërsa informacionet e tij, ai ia atribuoi Komitetit Hetimor të Rusisë.

“Fragmente granatash dore u gjetën në trupat e të vrarëve në aksident”, tha Putin në forumin “Valday”.

“Nuk kishte asnjë ndikim të jashtëm në aeroplan, ky është tashmë një fakt i vërtetuar,” shtoi Putin, duke i hedhur poshtë pohimet e zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë, të cilët thanë menjëherë pas rrëzimit se ata besonin se bëhej fjalë për sulm.

Putin nuk dha më shumë detaje se si një granatë ose disa granata mund të ishte shpërthyer në bord, por tha se ai mendonte se hetuesit kanë gabuar që nuk kanë kryer teste alkooli dhe droge në trupat e atyre që vdiqën në aksident, duke pasur parasysh një sasi kokaine ishte gjetur në zyrën e Wagner në Shën Petersburg në të kaluarën.

Ndërkohë, kujtojmë se grupi hetimor nuk ka dhënë ende detaje për shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!