AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kuriozitete

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

by Alb Times
23/10/2026
in Kuriozitete
6
0
Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën gjatë verës së vitit 2026 dyshohet se shkaktoi 50 391 vdekje të parakohshme në 854 qytete, duke e bërë këtë verën më vdekjeprurëse për shkak të temperaturave të larta në periudhën e studiuar.

Sipas dy studimeve të publikuara në revistën shkencore Nature Health, rreth dy të tretat e viktimave, ose 32 619 persona, lidhen me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Studimi u realizua nga shkencëtarë të Imperial College London dhe London School of Hygiene & Tropical Medicine, të cilët analizuan të dhënat e temperaturave dhe ndikimin e tyre në vdekshmëri në 30 vende europiane, gjatë periudhës qershor-gusht 2026.

Sipas studiuesve, numri i vdekjeve të vlerësuara është rreth 71% më i lartë se në verën e vitit.

Italia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve të vlerësuara, me 13 303 viktima, e ndjekur nga Franca me 7 268, Spanja me 6 824 dhe Gjermania me 6 340. Në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit vlerësuan 4 354 vdekje të parakohshme të lidhura me temperaturat e larta.

Pothuajse një e treta e vdekjeve të vlerësuara ndodhi gjatë një vale veçanërisht intensive të të nxehtit, nga 17 qershori deri më 1 korrik. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat mesatare në qytetet e përfshira në studim ishin 5,3 gradë Celsius mbi normalen sezonale.

Në Europën Perëndimore, temperaturat mesatare të verës ishin rreth 2,9 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020, ndërsa në disa ditë, në vende të caktuara, diferenca nga temperaturat historike arriti deri në 12 gradë Celsius.

Personat mbi 85 vjeç përbënin grupin më të prekur, me rreth 22 502 vdekje të vlerësuara, ose 45% të totalit. Megjithatë, ndikimi i të nxehtit nuk u kufizua vetëm te të moshuarit: studiuesit vlerësojnë se mijëra persona nën moshën 65 vjeç humbën jetën për shkak të temperaturave ekstreme.

Temperaturat e larta mund të rëndojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, të shkaktojnë goditje nga të nxehtit dhe të pengojnë organizmin të rikuperohet gjatë natës. Rreziku shtohet për personat që jetojnë vetëm, kanë të ardhura të ulëta ose nuk kanë akses në ambiente të freskëta.

 

 

Tags: BotaKryesoretKuriozitete
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23/10/2026

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

23/10/2026

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

23/10/2026

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

23/10/2026

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

23/10/2026

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

23/10/2026

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

23/10/2026

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

23/10/2026

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

23/10/2026

Papa Leo anulon udhëtimin në qytetin italian, Asizi! Shkak rikuperimi nga operacioni

23/10/2026

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

23/10/2026

Trump mbron Elon Musk mbi kufizimet e Starlink në Ukrainë: A nuk ka bërë asgjë të gabuar

23/10/2026

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

23/10/2026

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

23/10/2026

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish
  • 50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.