AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

by Alb Times
23/10/2026
in Politikë
6
0
“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

Foto: Politika

6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shpëtim Luku

Kanë qenë të paktë personat që më kanë impresionuar me statusin e tyre intelektual. Ose, më saktë e më qartë, kanë qenë të paktë ata që e kanë merituar këtë status në gjykimin tim. Sepse përfytyrimi dhe përcaktimi im për intelektualin përmbledh standarde të larta dhe të panegociueshme.

Një intelektual nuk është ai që llomotit pa pikë e presje, as grafomani që shkruan pa pushim, duke besuar se sasia e fjalëve është tregues i thellësisë së mendimit. Intelektual nuk është as dikush thjesht sepse ka arsimimin e duhur, mban një titull shkencor apo ka botuar disa libra. Këto mund të jenë mjete që e ndihmojnë të bëhet intelektual, por nuk janë garanci se është i tillë.

Të jesh intelektual do të thotë të dish të bësh diagnoza të sakta të shoqërisë, të orientohesh e të mbash qëndrimet e duhura në situata të ndërlikuara, të kesh parime dhe të mos i kompromentosh ato për interesa të ngushta personale. Do të thotë të jesh koherent me veten dhe me bindjet e tua, jo të shkosh andej nga fryn era, duke e përshtatur qëndrimin me rrethanat, pushtetin apo interesat e momentit.

Ai që është vërtet intelektual di të kuptojë e të interpretojë situatat e ndërlikuara, gjykon me objektivitet dhe jo nën diktatin e mllefit, urrejtjes apo simpative personale.

Mua më vjen të qesh kur “pardesynë” e intelektualit ia veshin lloj-lloj karnavali publik. Mjafton që dikush të shfaqet në ekran, të flasë me ton të ngritur, të përdorë ndonjë fjalë të vështirë, të shkruajë disa statuse në rrjetet sociale apo të rreshtohet në anën e duhur të një grupimi politik dhe, papritur, shpallet intelektual. Sikur ky të ishte një titull që merret me vetëshpallje, një dekoratë që ta japin duartrokitjet e një grupi apo një kostum që mund ta veshë kushdo, pa qenë nevoja të ketë përmasat e duhura për të.

Por intelektuali nuk është një rol që luhet në publik, ashtu siç luan aktori në teatër apo film. Ai është një status që fitohet me kohë, me mendim të pavarur, me integritet dhe me guximin për të mos u bërë pjesë e turmës, edhe kur turma është në anën tënde.

Intelektuali i vërtetë nuk është ushtar i një kauze, por gjykues i saj. Ai nuk e vë arsyen në shërbim të bindjeve të veta, por i vë bindjet në provën e arsyes. Nuk e sheh realitetin përmes syzeve të simpatisë apo antipatisë, por përpiqet t’i kuptojë faktet edhe kur ato i prishin rehatinë e mendimit të vet. Dhe, mbi të gjitha, nuk e ngatërron zhurmën me ndikimin, popullaritetin me autoritetin dhe duartrokitjet me vlerën.

Kjo nuk do të thotë se intelektuali duhet të jetë i ftohtë, pa emocione apo i shkëputur nga shoqëria. Përkundrazi, ai duhet të jetë i ndjeshëm ndaj padrejtësive, i shqetësuar për problemet e saj dhe i angazhuar në debatet që përcaktojnë të ardhmen. Por angazhimi i tij duhet të udhëhiqet nga arsyeja, jo të mbytet prej pasioneve. Shoqëria ka nevojë për njerëz që nuk ushqejnë iluzione kolektive, por ndihmojnë në çmontimin e tyre. Për njerëz që nuk i thonë publikut vetëm atë që ai dëshiron të dëgjojë, por edhe atë që duhet të dëgjojë. Dhe kjo është një detyrë e vështirë, sepse shpeshherë e vërteta nuk të bën të dashur, ndërsa konformizmi mund të të bëjë të famshëm.

Për këtë arsye, nuk më impresionon dikush vetëm sepse di të flasë bukur apo thotë bukur asgjënë apo në rastin më të keq, gënjeshtrën, sepse ka një audiencë të madhe apo sepse konsiderohet autoritet nga një rreth i caktuar njerëzish. Më intereson nëse mendimi i tij qëndron përballë fakteve, nëse qëndrimet e tij i mbijetojnë ndryshimit të rrethanave dhe nëse parimet që mbron për të tjerët i zbaton edhe për veten. Më intereson nëse ka aftësinë të shohë përtej interesit të çastit dhe të kuptojë pasojat e asaj që thotë e bën.

Intelektuali nuk është ai që pretendon se di më shumë se të tjerët, por ai që di të mendojë më thellë, të dyshojë në mënyrë të arsyeshme dhe të gjykojë pa u bërë rob i paragjykimeve të veta.

Dhe, nëse më duhet të zgjedh midis një pedagogu që ka mbushur bibliotekat me libra, por e ka boshatisur mendjen nga pavarësia, dhe një tjetri që ka lexuar më pak, por ruan aftësinë për të menduar lirisht, për të dalluar të vërtetën nga propaganda dhe për të mos shitur parimet për një interes, zgjedh pa hezitim të dytin.

Intelektual nuk të bën pardesyja që vesh, por mendimi që përfaqëson, karakteri që dëshmon dhe e vërteta të cilës i qëndron besnik.

Pardesynë mund ta veshë kushdo. Por jo të gjithë kanë përmasat e intelektualit.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

23/10/2026

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

23/10/2026

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

23/10/2026

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

23/10/2026

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

23/10/2026

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23/10/2026

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

23/10/2026

“Berisha është koka e terrorit në vend, ka urdhëruar vrasje personalitetesh”- Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

23/10/2026

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

23/10/2026

Stuhia Austen shkakton ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në trafik në Francë dhe Britani

23/10/2026

Studimi i ri/ Vaksina e personalizuar kundër kancerit e ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

23/10/2026

Macron: Ekstremistët e Antifa po djegin Francën! Radikalët e majtë pas dhunës në protesta!

23/10/2026

Masat e rrepta të sigurisë “mbërthejnë” Italinë, dronë dhe mijëra forca policie për protestën e së shtunës

23/10/2026

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

23/10/2026

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim
  • Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.