• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Vajza e Xi Jinping shfaqet për herë të parë në darkën me Lukashenkon (por u fshinë të gjitha fotot), sinjal për Uashingtonin?

14/08/2025
in Botë
Vajza e Xi Jinping shfaqet për herë të parë në darkën me Lukashenkon (por u fshinë të gjitha fotot), sinjal për Uashingtonin?

Në Zhongnanhai, që është dhe qendra e fuqisë komuniste kineze në Pekin, u organizua një darkë pune. Në këtë darkë ishte i ftuar dhe presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, i cili ka kryer pesëmbëdhjetë vizita shtetërore në Kinë.

Siç shkruan Corriere Della Sera, në këtë darkë surprizë lideri kinez Xi Jinping bëri prezantimin e parë në publik të vajzës së tij, Xi Mingze, e cila për vite me radhë është mbajtur larg vëmendjes.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të verës dhe u raportua nga agjencia bjelloruse e lajmeve BelTA, e cila shkruante se në këtë mbrëmje Xi i tha Lukashenkos: “Miku im i dashur, marrëdhënia jonë është speciale, prandaj sot do të hamë si familje dhe për herë të parë vajza ime merr pjesë në një darkë me një lider të huaj”. Burim i kësaj anekdote ishte zv/kryeministri i Minskut, Nikolai Snopkov, dhe BelTA publikoi edhe disa imazhe nga darka.

Një nga misteret që Xi Jinping ka mbajtur me kujdes është vajza e tij e vetme, e lindur nga martesa me këngëtaren e njohur Peng Liyuan. Publiku i zakonshëm kinez e di vetëm se ajo quhet Mingze, ka lindur në vitin 1992 në Fuzhou, në provincën Fujian ku babai i saj ka qenë sekretar partie, dhe është diplomuar në gjuhë dhe letërsi frënge.

Propaganda kineze ka folur vetëm një herë për të, në vitin 2008, kur si vullnetare mori pjesë në ndihmat pas tërmetit të rëndë që ra në Sichuan. Në vitin 2010 u mësua se ajo studioi në Harvard nën një emër të fshehtë për të ruajtur privatësinë dhe sigurinë e saj.

Në vitin 2014 ajo u diplomua në filozofi në Harvard dhe më pas u kthye në Pekin, përsëri larg vëmendjes së publikut. Edhe gjatë vizitës së Michelle Obama-s në Kinë në vitin 2014, vajzat e saj u përmendën nga media kineze, por Mingze nuk u shfaq. Në vitin 2019 u përfol se ajo po ndiqte studimet për doktoraturë në Harvard, por pa shumë zhurmë.

Megjithatë, shfaqja e Mingze-s në darkën me Lukashenkon mbeti misterioze. Media kineze nuk raportoi për këtë, duke treguar se Xi nuk dëshironte të ekspozonte vajzën tek publiku i zakonshëm. Fotografitë e ngjarjes u fshinë shpejt nga faqja e agjencisë bjelloruse, ndoshta për shkak të sigurisë: në vitin 2019 një teknik informatik u dënua me 14 vjet burg për publikimin e një fotoje të Mingze nga karta e saj e identitetit.

Media ndërkombëtare ka vetëm pak foto që besohet se janë të saj, por asnjë nuk është e sigurt; fotoja e vetme zyrtare është nga agjencia Xinhua dhe e tregon Mingze-n në sediljen e biçikletës së babait të saj kur ishte fëmijë; të tjerat janë të dyshimta.

Pse Xi e prezantoi Mingze-n në darkë? Analistët perëndimorë mendojnë se ishte një sinjal për Uashingtonin. Kohët e fundit qarkulluan thashetheme se vajza mund të kthehej në Harvard në fshehtësi, për të ruajtur një kanal komunikimi mes elitave akademike kineze dhe amerikane.

Por pas fushatës së Donald Trump-it kundër studentëve të huaj në Harvard, plani u anulua. Duke “zbuluar” praninë e Mingze-s te miqtë bjellorusë, Xi mund të ketë dashur t’u tregojë amerikanëve se vajza e tij është shumë mirë në atdhe.

Më të lexuarat

  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e ‘Mabco’-s së Pacollit rikthehen në kantier

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ndodh nëse Berisha del në protestë me dy gishtat lart?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Arben Kola: Ka grupe të infiltruara greke e iraniane mes nesh! Distancohemi nga përdhosja e flamurit izraelit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër, Vance: Mund të sjellin ndryshime në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po tentojnë “peshkaqenët” e Tiranës të shkatërrojnë Butrintin 3 mijë vjeçar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marshimi kilometrik “mbush” rrugët e kryeqytetit/ Turma kërkon largimin e Ramës dhe Berishës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!