• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

22/06/2026
in Kronikë, Kryesore
Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

Në seancën e kësaj të hënë në gjyqin për aferën “Partizani” dëshmoi edhe vajza e analistit Fatos Lubonja, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve. Vetë Lubonja, për të cilën në dosjen e SPAK theksohet miqësia me Jamarbër Malltezin që edhe ajo vetë e pranon, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha nga eprorët për ta punuar me prioritet.

Në dosje, SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte. Por edhe pse në dorë kishin akuzën që vetë e kanë hartuar, dy prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe  Enkelejda Millonai nuk i drejtuan asnjë pyetje në GJKKO Tetis Lubonjës për deklaratat e saj se eprorët i kishin kërkuar ta shqyrtonin dosjen me prioritet.

Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.

Konkretisht, Tetis Lubonja, e pyetur më 15.06.2023 ka pranuar njohjen me Jamarbër Malltezin madje ka pohuar se nga eprorët u kërkohej ta shqyrtonin dosjen me shpejtësi.

“Këto kanë qenë nga dosjet e para që u janë dhënë për t’u shqyrtuar dhe vazhduan shqyrtimin. Sqaron se ka njohur shtetasen Rudina Llagami pasi ka punuar në Kryeministri dhe shtetasin Jamarbër Malltezi, pasi me këtë të fundit janë pothuajse moshatarë dhe kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe aktivitete të përbashkëta dhe ka pasur dijeni që Jamarbëri ishte një nga trashëgimtarët e familjes Begeja, sepse nga e ëma ishte Begeja. Na është thënë nga drejtori i zyrës, e cila ka qenë shtetësja Dhurata Hoxha se këto do të ishin dosjet e para që do të shqyrtoheshin dhe ne kemi zbatuar urdhrin e saj” shkruhet në dosjen e SPAK.

Para trupës gjykuese, Lubonja deklaroi sot se kishte zbatuar procedurat ligjore dhe se detyrat i merrte nga eprorët, ndërsa verifikimet në terren kryheshin nga specialistët përkatës.

“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi ajo.

Në dosjen e SPAK, evidentohet se grupi i punës i ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të pesë familjeve të njohura pronare, përbehej nga tre persona, ku të paktën dy prej tyre konstatohet se kanë lidhje me trashëgimtarët e familjeve të njohura pronare. Konkretisht, Tetis Lubonja e cila përveç lidhjes miqësore dhe njohjeve me Jamarbër Malltezi dhe Rudina Llagami, rezulton edhe të ketë qenë e punësuar disa vite më pas pranë shoqërisë Kontakt sh.p.k. Këtë fakt vetë Lubonja e pranoi edhe në dëshminë e saj në GJKKO, ku deklaroi se disa vite pas punës në Agjencinë e Kthimit të Pronave kishte punuar për rreth 6 muaj me kohë të pjesshme si shefe juridike pranë kompanisë Kontakt, që ngriti kullat në ish-klubin partizani.

“Kam punuar disa muaj, 6 muaj part-time te ‘Kontakt’”, tha ajo.

Megjithatë, para gjykatës Lubonja mohoi të ketë pasur presione apo ndërhyrje nga familjet përfituese gjatë procesit të shqyrtimit të dosjeve.

“Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në televizor e kam parë”, deklaroi ajo, duke këmbëngulur se dokumentacioni për pronat ishte i rregullt.

Dëshmia e plotë e Tetis Lubonja në GJKKO

Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?

Tetis Lubonja: Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.

Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?

Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.

Prokurorja: Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?

Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?

Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.

Prokurorja: Verifikonit në terren?

Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.

Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?

Tetis Lubonja: Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.

Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.

Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?

Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.

Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.

Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?

Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.

Klodian Skënderi: Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?

Tetis Lubonja: Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.

Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?

Tetis Lubonja: Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.

Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?

Tetis Lubonja: Po, ka pasur.

Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?

Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.

Prokurorja: Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?

Tetis Lubonja: Shefe juridike.

Prokurorja: Familjes Llagami nuk iu kthye prona?

Tetis Lubonja: Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.

Prokurorja: Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?

Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme.

/shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    Irani kundërshton deklaratat e SHBA-së: Bashkëpunimi me ‘IAEA’-n vazhdon sipas procedurave aktuale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çunat e Londrës me blogeret në Dhërmi, ja pse kishte pak protestues mbrëmë para Kryeministrisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vajza e Fatos Lubonjës u pagua nga dhëndri i Berishës, firmosi grabitjen e ish Klubit Partizani, si gënjeu sot para GJKKO duke mbrojtur aferën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS ‘shpërthen’ ndaj Spiropalit: Plani i saj, atentat ndaj rrugës së Shqipërisë në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e ‘Mabco’-s së Pacollit rikthehen në kantier

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ndodh nëse Berisha del në protestë me dy gishtat lart?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Arben Kola: Ka grupe të infiltruara greke e iraniane mes nesh! Distancohemi nga përdhosja e flamurit izraelit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër, Vance: Mund të sjellin ndryshime në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!