AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë”, Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029

by Alb Times
18/11/2026
in Politikë
6
0
“Ulim pragun e TVSH-së në 5 mln lekë”, Rama për buxhetin: Biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se pragu i regjistrimit për TVSH-në, nga 10 milionë lekë që është aktualisht do të ulet në 5 milionë lekë, ndërsa biznesi i vogël do të vijojë të paguajë zero tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Rama tha se ulja e pragut synon të pengojë bizneset e mëdha të shmangin detyrimet duke u paraqitur si biznese të vogla. Ai ironizoi edhe opozitën, duke i thënë se “ faturën do ta keni të kripur” në zgjedhjet e 9 majit.

“Sot ekonomia e rritur na jep mundësinë që 32 mijë tatimpaguesve që i përkasin shtresës së mesme t’ua ngremë pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Dhe t’u japim mundësinë të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe që kjo shtresë të vazhdojë të zgjerohet duke pasur një barrë fiskale më të ulët.

Për pjesën e pagës mbi 700 mijë lekë, shkojmë në normën e taksimit 30%, që është kombinimi i të dyjave, i 15% të fitimit të kompanisë me 15% të dividendit, në mënyrë që, duke forcuar progresivitetin e sistemit, të mbyllim shtigje të evazionit fiskal dhe të mos lejojmë ata që janë pronarë kompanish të shfaqen si rrogëtarë apo si biznese të vogla.

Ruajmë zotimin tonë të tatimit zero mbi fitimin e biznesit të vogël. Deri në 2029 nuk do ta tatojmë biznesin e vogël. Për të forcuar formalizimin, për të mos lejuar që biznesi i vogël rëndom të përdoret si një shteg për të mëdhenjtë që të shmangin detyrimet, ne do ta ulim pragun e regjistrimit për TVSH-në 5 milionë lekë. Dhe kush e konsideron taksë mbi biznesin e vogël, duhet të rishikojë formimin e vet dhe ta kuptojë mirë. Mos i bëni shqiptarët për budallenj, se kur të vijë dita e hesapit, do ta keni të kripur. Kështu ka ndodhur në çdo zgjedhje dhe kështu do të ndodhë më 9 maj”, tha Rama.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari

26/11/2026

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

26/11/2026

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

26/11/2026

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

26/11/2026

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

26/11/2026

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

26/11/2026

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

26/11/2026

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

26/11/2026

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

26/11/2026

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

26/11/2026

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

26/11/2026

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

26/11/2026

Kushner s’kursen superlativat për Putinin: Mjeshtër i politikës dhe figurë historike

26/11/2026

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

26/11/2026

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari
  • ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.