AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

‘Ukraina’ dhe rritja e sigurisë për Evropën, liderët e BE-së mblidhen sot në Bruksel

by SHT Media
06/03/2025
in Botë
6
0
‘Ukraina’ dhe rritja e sigurisë për Evropën, liderët e BE-së mblidhen sot në Bruksel
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në mesditë në Bruksel për të diskutuar mbi vijimin e mbështetjes për Ukrainën dhe rritjen e sigurisë në mbrojtjen e Evropës.

Ashtu siç e theksoi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa më 23 shkurt se “po jetojmë një moment përcaktues për Ukrainën dhe sigurinë evropiane’, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe një ditë më parë presidenti francez Emanuel Macron, në fjalimin e tij drejtuar kombit.

Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili vjen pas tensioneve që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump dhe reagimin e tij të fundit se Ukraina është gati të ulet në bisedime në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë dhe se po përgatitet për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla me SHBA-në.

Gjithashtu, Zelensky ka planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte, kancelarin austriak dhe udhëheqjen belge gjatë vizitës së tij në Bruksel.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sot se si Unioni mund të mbështesë më tej Ukrainën dhe parimet që duhet të respektohen në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, ata do të shkëmbejnë mendime mbi kontributet evropiane për garancitë e nevojshme të sigurisë që kërkohen për të garantuar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane”, theksohet në njoftimin e Këshillit Evropian rreth takimit të sotëm.

Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë dhënë gati 135 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën dhe popullin e saj, duke përfshirë 48.7 miliardë euro për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës.

BE-ja ka miratuar gjithashtu sanksione të paprecedentë kundër Rusisë: sanksionet e fundit, të miratuara më 24 shkurt 2025, synojnë fusha vitale të ekonomisë ruse, duke përfshirë bankat, flotën hije të Putinit, mallrat dhe teknologjitë në sektorët industrialë dhe energjetikë.

Në mbledhjen e 3 shkurtit, liderët e Bashkimit Evropian diskutuan se si të forcohet mbrojtja evropiane për sa i përket aftësive kolektive, financimit dhe partneriteteve strategjike.

“Duke u bazuar në atë diskutim dhe në funksion të urgjencës së situatës në Ukrainë, udhëheqësit do të synojnë të marrin vendimet e para për të ndihmuar Evropën të bëhet më sovrane, e aftë dhe më e pajisur për t’u marrë me sfidat e tanishme dhe të ardhshme të sigurisë.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë të përkushtuara për të shpenzuar më shumë së bashku në fushën e mbrojtjes dhe tashmë kanë ndërmarrë veprime vendimtare në këtë drejtim.

Midis 2021 dhe 2024, shpenzimet totale të mbrojtjes të vendeve anëtare u rritën me më shumë se 30%, duke arritur në rreth 326 miliardë euro, që është afërsisht 1.9% e PBB-së së BE-së”, theksohet më tej në njoftim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.