AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

U mbajt peng për 26 vjet në një bodrum 200 metra larg shtëpisë, historia rrëqethëse e Omar Bin Omran

by SHT Media
16/05/2024
in Botë
6
0
U mbajt peng për 26 vjet në një bodrum 200 metra larg shtëpisë, historia rrëqethëse e Omar Bin Omran
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e pabesueshme u zbulua në 24 orët e fundit në Algjeri. Një person që u rrëmbye në vitin 1998 në moshën 19-vjeçare u mbajt për 26 vitet e fundit në një bodrum, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes së tij, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Përcaktues për t’i dhënë fund rrëmbimit të Omar Bin Omranit, në fakt ka qenë informacioni i vëllait të rrëmbyesit, i cili dyshohet se ka ngritur dyshime me një postim në rrjetet sociale pasi kishin probleme me trashëgiminë.

Në një video të lirimit të 45-vjeçarit Omran sot, duket se burri mbahej peng në një hapësirë ​​të nëndheshme, nën stallën e rrëmbyesit të tij, i cili e kishte rrëmbyer teksa i riu asokohe shkonte në shkollë. Pas lirimit, Omran u dërgua në spital ku iu nënshtrua analizave, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar i arrestuar pritet të dalë në gjykatë.

Përveç rrëmbimit, 61-vjeçari i arrestuar akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omranin në momentin e rrëmbimit të tij, teksa kafsha bredhte rreth shtëpisë së rrëmbyesit një muaj pasi 19-vjeçari u zhduk. Raportet e mediave lokale thanë se 61-vjeçari ishte një nëpunës civil dhe jetonte vetëm në shtëpi, megjithëse shpesh shihej duke blerë furnizime që do të ushqenin dy persona.

Shumica e familjes së Omranit kishin besuar se ai kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2013 kishte pohuar se djali i saj ishte gjallë. Ajo raportohet të ketë thënë pak para se të vdiste “ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në
  • Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.