• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Turizmi elitar/ PS nismë për lehtësira tatimore: Nxit investimet e huaja, sjell marka prestigjioze në vend

22/01/2025
in Politikë
Turizmi elitar/ PS nismë për lehtësira tatimore: Nxit investimet e huaja, sjell marka prestigjioze në vend

Deputeti Blendi Klosi ka propozuar një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” sa i takon lehtësirave tatimore për strukturat akomoduese me 4 dhe 5 yje që kanë status special. Kjo nismë është diskutuar ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Relatorja është shprehur se nisma synon të krijojë një instrument fiskal të qëndrueshëm me qëllim rritjen e investimeve të huaja në sektorin e turizimit elitar në Shqipëri.

Relatorja Zake: Projektligji synon të krijojë një instrument fiskal të qenësishëm në nxitjen e investimeve të huaja në sektorin e turizmit elitar në Shqipëri. Projektligji synon vijimin e përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë 10-vjeçare për strukturat akomoduese, hotele dhe resorte me 4 dhe 5 yje me statusin speical që operojnë në një markë ndëkrombëtare të njohur dhe që kanë fituar statusin special deri në vitin 2026. Sipas propozimit, efektet e përjashtimit fillojnë në fillimin e veprimtarisë ekomonike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Projektligji synon të tërheqë investime cilësore në sektorin e turizmit duke ofruar përjashtime nga tatimi mbi të ardhurat korporative për strukturat akomoduese të kategorisë së lartë dhe kjo masë pritet të ketë disa efekte pozitive. Ky projektligj do të nxisë investimet e huaja direkte në sektorin e turizmit duke sjellë në vend marka ndërkombëtare prestigjioze, duke rritur standardet e shërbimit turistik. Ky projektligj i është dërguar për mendim Këshillit të Ministrave me disa propozime. Projektligji ka efekte financiare në buxhetin e shtetit. Ky projektligj është në përputhje me kushtetutën dhe ka si qëllim nxitjen, rritjen e standardeve të shërbimit, rritjen e profesionalizmit në sektorin e turizmit.

Ministria e Financave gjithashtu është njohur me nismën e deputetit Blendi Klosi dhe thotë se është dhënë mendim pozitiv nga ana e tyre që të shtyhet me 3 vjet iniciativa për lehtësira tatimore për stuktrurat akomoduese me 4 apo me 5 yje që kanë status special.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: Jemi njohur me propozimin e deputetit për një ndryshim në ligjin aktual të tatimit mbi të ardhurat dhe ka dhënë mendim pozitiv lidhur me këtë propozim, i cili konsiston në shtyrjen e afatit të përfitimit të një lehtësie tatimore, konkretisht tatimin mbi fitimin, për një periudhë 10-vjeçare për strukturat akomoduese me 4 dhe 5 yje që kanë statsus special. Afati i shtyrjes është nga Dhjetor 2024 që ka mbaruar periudha brenda së cilës përfitoi kjo lehtësi. Propozimi është që të shtyhet dhe për 3 vjet. Kjo është një lehtësi fiskale aktualisht në legjislacionin fiskal, ka një periudhë 7-vjeçare e cila aplikohet. Kemi dhënë mendimin pozitiv që kjo iniciativë të mbetet e tillë dhe për një periudhë 3-vjeçare.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!