AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Tubimi i PD përpara Kryeministrisë, Policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen

by SHT Media
15/12/2025
in Kronikë
6
0
Tubimi i PD përpara Kryeministrisë, Policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike mban sot më 15 dhjetor Foltoren e radhës përpara godinës së Kryeministrisë, në një tubim që pritet të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 20:00.

Aktiviteti pritet të mbledhë mbështetës dhe simpatizantë të opozitës, ndërsa Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së tubimit.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës thekson se masat janë planifikuar me qëllim që tubimi të zhvillohet i qetë dhe pa incidente, duke garantuar njëkohësisht lëvizjen dhe sigurinë e qytetarëve. “Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit”, thuhet në deklaratë.

Sipas planit të masave, nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në disa nga akset kryesore të kryeqytetit. Konkretisht, do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia sqaron gjithashtu se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera rrugore. Për të shmangur vështirësitë në qarkullim, janë parashikuar devijime të trafikut në rrugë alternative, në mënyrë që qytetarët të kenë sa më pak pengesa gjatë orëve të tubimit.

Policia e Tiranës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative.

“Apelojmë për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim”, theksohet në njoftim.

Nga ana e saj, Partia Demokratike e konsideron Foltoren një moment të rëndësishëm të komunikimit politik me qytetarët dhe një hapësirë për shprehjen e qëndrimeve të saj.

Foltorja e Partisë Demokratike është kthyer në një format të vazhdueshëm takimesh dhe tubimesh publike të opozitës, ku drejtuesit e saj, si dhe qytetarët adresojnë problematike të ndryshme të vendit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.