• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump vendos tarifa të reja për dhjetëra vende, hyjnë në fuqi më 7 gusht

01/08/2025
in Botë
Trump vendos tarifa të reja për dhjetëra vende, hyjnë në fuqi më 7 gusht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave për importet nga dhjetëra vende partnere tregtare, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

Normat e reja, të cilat Trump i sheh si në dobi të eksportuesve amerikanë, shkaktojnë një valë të re pasigurie për dhjetëra vende, përfshirë aleatët e hershëm të SHBA-së. Ato gjithashtu kanë rritur frikën e inflacionit në SHBA.

Në urdhrin ekzekutiv, Trump ka rritur normën e tarifave të Kanadasë nga 25% në 35%, e cila hyri në fuqi në mesnatë, megjithatë shumica e mallrave kanadeze do të përjashtohen për shkak të një traktati tregtar ekzistues.

Urdhri theksonte se Kanadaja nuk ka bashkëpunuar në frenimin e fluksit të fentanilit në SHBA. Po ashtu, vetëm një ditë më parë, Trump kërcënoi Kanadanë për vështirësinë e arritjes së një marrëveshje tregtare, pas deklaratave të Kanadasë për të njohur në muajin shtator Palestinën si shtet.

Disa nga vendet më të varfra dhe më të shkatërruara nga lufta në botë u goditën me norma ndëshkuese, përfshirë Sirinë, e cila përballet me një taksë prej 41%; Laosin dhe Mianmarin me norma prej 40%; Libinë me një normë prej 30%; Irakun me 35% dhe Sri Lankën me 20%. Vendi i vogël afrikan, Lesoto, mori një normë të modifikuar tarifore prej 15% – ai ishte lënë i tronditur në prill nga kërcënimi i një tarife prej 50%, më e larta nga çdo partner tregtar i SHBA-së.

Trump e njoftoi për herë të parë planin e tij tarifor në prill, duke shkaktuar kaos në ekonominë botërore. Por ai e ndaloi atë në mënyrë që vendet të mund të negocionin marrëveshje të reja tregtare.

Tarifat nënkuptojnë se kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA do të duhet t’i paguajnë taksat qeverisë, dhe ekspertët thonë se këto kompani mund t’ua kalojnë kostot konsumatorëve.

Tarifat për 68 vende dhe Bashkimin Evropian me 27 anëtarë do të hyjnë në fuqi brenda shtatë ditësh, sipas urdhrit, dhe jo afatit të së premtes që presidenti vendosi fillimisht. Zgjatja pasqyron nevojën e qeverisë për më shumë kohë për të harmonizuar tarifat, sipas një zyrtari të lartë që foli me gazetarët në kushte anonimiteti.

Më të lexuarat

  • Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grupi i pastrimit të parave me Euro Beton lëvizje korruptive për heqjen e sekustros dhe mbylljen e dosjes. Bujar Gazheli, Arjan Ormenaj dhe dy mafiozët italianë sfidojnë SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!