AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump synon të fusë Sirinë në Marrëveshjet e Abrahamit, po al Shaara?

by SHT Media
10/11/2025
in Botë
6
0
Trump synon të fusë Sirinë në Marrëveshjet e Abrahamit, po al Shaara?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë sot, 10 nëntor, pak më shumë se 1 vit pas rrëzimit të regjimit të gjatë të familjes Assad. Kjo është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga pavarësia e vendit në 1946.

Sharaa u largua nga lista e zezë e terrorizmit e SHBA-ve dhe Washingtoni hoqi sanksionet kundër tij, duke hapur rrugën për të kërkuar mbështetje për rindërtimin e Sirisë. Ai mund të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për t’iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, për të forcuar sigurinë në një vend të mbushur me armë dhe tensione.

Në intervistë për FRANCE 24, ekspertja për Lindjen e Mesme, Roula Merhej, tha se qëllimi kryesor i Sharaa është heqja e sanksioneve ndërkombëtare dhe fillimi i rindërtimit ekonomik pa pengesa, lufta kundër terrorizmit dhe ratifikimi i Sirisë në koalicionin kundër ISIS-it.

SHBA kërkon në këmbim që Siria të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit, të largojë grupet e huaja terroriste dhe të garantojë një stabilitet afatgjatë në vend. Presidentit sirian mund t’i duhet të pranojë edhe njohjen e aneksimit izraelit në pjesë të Golanit për të siguruar ndihmën ekonomike dhe integrimin ndërkombëtar.

Ekonomikisht, rindërtimi i Sirisë mund të kapë vlerën e 216 miliardë dollarëve, me pjesëmarrje të firmave nga Emiratet Arabe, Franca, Katari, Turqia dhe SHBA-të. Siria do të mbetet e varur ekonomikisht nga këto partnerë për 5-6 vitet e ardhshme.

Sa i përket Rusisë, marrëveshja për bazën detare në Tartus është anuluar nga autoritetet e reja, ndërsa Sharaa ka kërkuar gjithashtu kthimin e fondeve të përvetësuara nga regjimi i kaluar.

Gjatë vizitës së al-Sharaa pritet të trajtohet gjithashtu çështja e marrëdhënieve me Izraelin duke synuar një stabilizim të rajonit dhe mundësi për investime të huaja.

Po çfarë janë Marrëveshjet e Abrahamit?

Marrëveshjet e Abrahamit janë një seri marrëveshjesh historike paqësore, të ndërmjetësuara nga SHBA-të, që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe disa vendeve arabe, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Marokun dhe Sudanin. Këto marrëveshje fokusohen në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe diplomatik, si dhe në përmirësimin e sigurisë në rajon.

Synimi i SHBA-ve me vizitën e al-Shaara është që Siria, pas rrëzimit të regjimit Assad dhe me një qeveri të re, të bashkohet në këtë kuadër. Përfshirja e Sirisë në Abraham Accords do të hapte rrugën për investime të huaja, ndihmë ekonomike dhe stabilitet rajonal, duke e integruar vendin në arenën ndërkombëtare pas një periudhe të gjatë konflikti dhe sanksionesh.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!

30/10/2026

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

30/10/2026

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

30/10/2026

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

30/10/2026

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

30/10/2026

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

30/10/2026

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

30/10/2026

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

30/10/2026

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

30/10/2026

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

30/10/2026

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

30/10/2026

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

30/10/2026

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

30/10/2026

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

30/10/2026

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!
  • Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.