• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

23/05/2026
in Botë, Kryesore
Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

Shtetet e Bashkuara dhe Irani duket se po afrohen drejt një marrëveshjeje të re, ndërsa nga të dyja palët po dalin sinjale për kompromis mbi programin bërthamor dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas televizionit Al Arabiya, Irani ka propozuar pezullimin për 10 vite të pasurimit të uraniumit mbi nivelin 3.6%, si dhe hollimin brenda vendit të rezervave të uraniumit të pasuruar mbi 20%.

Raporti thotë gjithashtu se Teherani ka ofruar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe pezullimin e përkohshëm të tarifave të kalimit detar, në këmbim të kompensimeve nga Uashingtoni dhe diskutimeve për heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Sipas të njëjtave burime, Irani ka propozuar dy rrugë për negociatat, duke kërkuar fillimisht shpalljen e përfundimit të luftës.

Në të njëjtën kohë, CBS raportoi se presidenti amerikan Donald Trump dhe negociatorët amerikanë po diskutojnë një plan për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe zhbllokimin e aseteve iraniane.

Burimet thanë se Trump po konsultohet me këshilltarët e tij dhe me liderë të huaj për detajet e marrëveshjes së mundshme.

Vetë presidenti amerikan deklaroi në një intervistë për CBS se SHBA-të po “i afrohen ndjeshëm” finalizimit të një marrëveshjeje me Iranin.

“Çdo ditë po bëhet më mirë”, tha Trump, duke shtuar se ai e ka lexuar draftin e marrëveshjes, por refuzoi të japë detaje.

“Nuk mund t’jua them para se t’ua them atyre”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump theksoi se marrëveshja duhet të garantojë që Irani të mos ketë armë bërthamore.

“Përndryshe as nuk do të flisnim. Unë thjesht do të nënshkruaj një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam”, tha ai.

Në një tjetër deklaratë për Channel 12, Trump u shpreh se nuk do të pranonte një marrëveshje që nuk do të ishte “e favorshme për Izraelin”.

“Disa preferojnë një marrëveshje, të tjerë rikthimin e luftës. Besoj se Benjamin Netanyahu është i ndarë mes këtyre dy opsioneve”, tha presidenti amerikan.

Po ashtu Donald Trump tha se do të takohet sot me negociatorët amerikanë për të shqyrtuar propozimin e fundit të Iranit dhe për të vendosur deri të dielën nëse do ta sulmojë. Ai do të takohet me të dërguarin special Steve Witkoff dhe këshilltarin Jared Kushner, së bashku me JD Vance.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!