AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump prezanton “kartën e artë”, një milion dollarë për vizë të përshpejtuar

by SHT Media
11/12/2025
in Botë
6
0
Trump prezanton “kartën e artë”, një milion dollarë për vizë të përshpejtuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një program të ri imigracioni, i quajtur Trump Gold Card (Karta e Artë Trump), që ofron viza të përshpejtuara për të huajt e pasur që paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

Sipas Trump-it, karta e artë ofron një “rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë për të gjithë personat e kualifikuar dhe të verifikuar”, duke u dhënë kompanive amerikane mundësinë të mbajnë talentin e tyre më të vlefshëm.

Siç shkruan BBC, programi, i shpallur për herë të parë në fillim të vitit, premton rezidencë në SHBA “në kohë rekord” dhe kërkon një pagesë prej 1 milion dollarësh si provë se aplikanti do të sjellë përfitime të mëdha për vendin. Bizneset që sponsorizojnë punonjësit e tyre duhet të paguajnë 2 milion dollarë, ndërsa një version “platinum” me lehtësime tatimore pritet të kushtojë 5 milion dollarë. Përveç kësaj, çdo aplikant duhet të paguajë një tarifë përpunimi prej 15 mijë dollarësh, e pakthyeshme.

Skema ka ngjallur kritika, veçanërisht nga demokratët, të cilët thonë se favorizon padrejtësisht individët e pasur. Ndryshe nga green card (karta jeshile), që u jep mundësi emigrantëve të niveleve të ndryshme të të ardhurave të jetojnë dhe punojnë në SHBA, Gold Card synon profesionistë “të nivelit të lartë”. Trump ka theksuar: “Ne duam njerëz produktivë. Ata që paguajnë 5 milion dollarë do të krijojnë vende pune.”

Programi vjen në një kohë kur administrata Trump ka ashpërsuar politikat e imigracionit, duke rritur tarifat për vizat e punës, pezulluar aplikimet nga 19 vende të Afrikës dhe Lindjes së Mesme që janë subjekt i ndalimit të udhëtimit, si dhe duke ndaluar vendimet për azil. Në shtator, Trump nënshkroi një urdhër për tarifë prej 100 mijë dollarësh për aplikantët e rinj të vizës H-1B, duke shkaktuar shqetësim te studentët e huaj dhe kompanitë e teknologjisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.