AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump pezullon aplikimet për emigracion nga 19 vende jo-evropiane

by SHT Media
03/12/2025
in Botë
6
0
Trump pezullon aplikimet për emigracion nga 19 vende jo-evropiane
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata Trump ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për imigracion nga shtetas të 19 vendeve jo-evropiane, duke përfshirë kërkesat për kartën e gjelbër dhe shtetësinë amerikane. Sipas memorandumit zyrtar, masa është marrë për shkak të shqetësimeve të rritura për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike.

Vendet e përfshira në këtë pezullim janë të njëjtat që në qershor iu nënshtruan kufizimeve të pjesshme ose të plota të udhëtimit, ndërsa vendimi i ri shton barriera të tjera për imigracionin, një prioritet i deklaruar i presidentit Donald Trump. Në listë përfshihen Afganistanin, Burmën, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemeni.

Memorandumi përmend sulmin e javës së kaluar në Uashington ndaj pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, ku një shtetas afgan u arrestua si i dyshuar, si një nga arsyet që e shtyu administratën të rrisë kontrollet. Nga ngjarja, një efektiv humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Në deklaratat e ditëve të fundit, presidenti Trump ka përdorur retorikë të ashpër kundër disa komuniteteve emigrante, përfshirë somalezët, ndërsa administrata e tij ka vijuar të forcojë masat e zbatimit të ligjit të imigracionit që nga rikthimi në detyrë në janar. Përveç shtimit të prezencës së agjentëve federalë në qytetet kryesore, Shtëpia e Bardhë ka rritur edhe kthimin e azilkërkuesve në kufirin SHBA–Meksikë.

Lista e vendeve të prekura nga pezullimi përfshin Afganistanin, Burmën, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin. Po ashtu, kufizimet prekin edhe shtetasit e Burundit, Kubës, Laosit, Sierra Leones, Togos, Turkmenistanit dhe Venezuelës.

Politika e re parashikon pezullimin e menjëhershëm të të gjitha aplikimeve në proces, ndërsa të gjithë aplikantët nga këto vende do t’i nënshtrohen një rishqyrtimi të thelluar të sigurisë, që mund të përfshijë intervista shtesë ose riintervista, “për të vlerësuar çdo rrezik potencial ndaj sigurisë kombëtare dhe publike”.

Shoqata Amerikane e Avokatëve të Imigracionit njoftoi se ka marrë raportime për anulim të ceremonive të betimit për shtetësi, intervistave për natyralizim dhe intervistave për rregullim statusi, që prekën aplikantët e vendeve të përfshira në pezullim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.