• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump paralajmëroi tarifa të reja tregtare, Franca: E pajustifikueshme, BE do përgjigjet

10/02/2025
in Botë
Trump paralajmëroi tarifa të reja tregtare, Franca: E pajustifikueshme, BE do përgjigjet

Franca ka kërkuar që BE t’i përgjigjet kërcënimit të fundit tarifor të Donald Trump, pasi presidenti amerikan zbuloi planet për rritjen e taksave me 25 % për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet të hezitojë të mbrojë interesat e tij dhe se është koha për të ndërmarrë masa hakmarrëse, siç ndodhi edhe në vitin 2018, kur Trump mori hapa të ngjashëm.

Ai tha se BE nuk sheh “asnjë justifikim” për tarifat e metaleve të Trump, por shtoi se BE duhet të jetë gati të përgjigjet deri sa të ketë sqarime të detajuar për tarifat e reja.

“BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave mbi eksportet e saj. Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara. Ne do të reagojmë në kohën e duhur për të mbrojtur eksportet tona” tha Barrot.

Ky reagim vjen pas përpjekjeve të Trump për të rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, plan që mesa duket po thellon përplasjen tregtare mes BE dhe SHBA-së

“Komisioni Evropian është gati të shtyjë këmbëzën kur të ketë ardhur koha. Tani ka ardhur kjo kohë. Nuk është në interesin e askujt që të fillojë një luftë tregtare me Bashkimin Evropian”, u shpreh Barrot.

Trump paralajmëroi shpalljen e një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA, një lëvizje që do të ketë ndikimin më të madh në Kanada, por edhe në BE, megjithatë detajet mbi tarifat reciproke për vendet që importojnë në SHBA do të bëhen me dije në vijim.

Javën e kaluar, presidenti amerikan ishte zotuar për një përshkallëzim të tarifave për të adresuar një çekuilibër në tregtinë midis SHBA-së dhe botës.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!