AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

by Alb Times
02/11/2026
in Politikë
6
0
Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaratë për transferimin e Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit.

Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pasditen e 28 tetorit.

Ky transferim prodhoi reagime të shumta jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda socialistëve. Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi iu drejtuan zyrtarisht me një shkresë Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me këtë transferim, por ai iu përgjigj se përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kjo e fundit, nuk dha asnjë sqarim, duke u mjaftuar me argumentin se sipas saj, bëhet fjalë për një sekret shtetëror.

Deklarata e plotë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të pretendimeve të bëra publike nga i paraburgosuri Erion Veliaj lidhur me transferimin e tij nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier, zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi për verifikimin e procedurave të ndjekura dhe kushteve të trajtimit të tij.

Gjatë monitorimit, përfaqësuesi i KShH-së takoi të paraburgosurin, dhe u takua me drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier.

Nga monitorimi rezultuan problematika që ngrenë shqetësime për respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.

KShH thekson se statusi i një personi si i paraburgosur nuk e zhvesh atë nga të drejtat që nuk i janë kufizuar me ligj ose me vendim gjyqësor.Autoritetet penitenciare kanë detyrimin t’i garantojnë këto të drejta pa diskriminim, pavarësisht identitetit, funksionit publik apo akuzave me të cilat përballet.

1. Transferimi me një urdhër të klasifikuar dhe pengesat për ankimin efektiv

Një nga gjetjet më shqetësuese të monitorimit lidhet me mungesën e komunikimit të urdhrit të transferimit dhe të arsyeve konkrete që e kanë diktuar këtë vendim.

Sipas deklarimeve të të paraburgosurit, transferimi iu njoftua më 28 tetor, pa iu vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe pa iu shpjeguar fillimisht as institucioni ku do të dërgohej.

Motivi i urdhrit të transferimit, shënohej në mënyrë të përgjithshme, “për arsye sigurie”, ndërsa dokumenti mbante klasifikimin “i kufizuar”, me afat deri në dy vjet.

KShH vlerëson se transferimi për arsye sigurie është një masë e parashikuar nga legjislacioni, por përdorimi i saj duhet të mbështetet në rrethana konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Nga shqyrtimi paraprak i kuadrit ligjor, veçanërisht i ligjit nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”, nuk rezulton e qartë baza konkrete që justifikon klasifikimin e këtij urdhri në interes të sigurisë kombëtare. Siguria e një institucioni penitenciar dhe siguria kombëtare nuk janë domosdoshmërisht koncepte të barasvlershme.

KShH nuk paragjykon ekzistencën e arsyeve të ligjshme të sigurisë që mund të kenë motivuar transferimin. Megjithatë, klasifikimi i një akti administrativ nuk mund të shndërrohet në pengesë për njohjen e personit me vendimin që e prek drejtpërdrejt dhe për kundërshtimin e tij në gjykatë.

Ligji nr. 81/2020 njeh të drejtën e ankimit gjyqësor kundër vendimeve të autoriteteve penitenciare. Kjo e drejtë rrezikon të mbetet formale nëse personi nuk njeh përmbajtjen thelbësore dhe arsyet e vendimit.

KShH vlerëson se kjo problematikë shkon përtej rastit konkret dhe evidenton nevojën për rregulla më të qarta lidhur me njoftimin, arsyetimin dhe kontrollin gjyqësor të urdhrave të transferimit.

2. Kufizimi faktik i komunikimeve telefonike

Në momentin e monitorimit, dy ditë pas transferimit, i paraburgosuri nuk kishte mundur të realizonte komunikime telefonike me familjarët dhe personat e tjerë me të cilët kërkonte të kontaktonte.

Sipas drejtuesve të IEVP Fier, aktivizimi i komunikimeve kërkonte miratimin e një liste të re numrash telefonikë dhe përfundimin e procedurave me kompaninë që ofron shërbimin. Për shkak të fundjavës, kjo procedurë mund të shtyhej të paktën deri më 2 nëntor.

KShH vëren se ligji nr. 81/2020 garanton të drejtën e të paraburgosurit për të informuar menjëherë familjen mbi transferimin dhe vendndodhjen e tij. Kufizimet e komunikimeve duhet të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë garancitë përkatëse procedurale.

Vonesat administrative apo teknike nuk duhet të prodhojnë, në praktikë, kufizime të të drejtave që ligji nuk i parashikon.

Në rastin konkret, kërkon shpjegim përse nuk u mundësua vazhdimësia e komunikimeve nëpërmjet numrave të miratuar më parë nga IEVP Durrës.

3. Ushtrimi i funksioneve publike dhe komunikimi institucional

Një rrethanë e veçantë e këtij rasti është se Erion Veliaj vijon të gëzojë statusin juridik të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.

Gjatë monitorimit, ai deklaroi se kishte kërkuar mundësinë e komunikimit me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të administratës bashkiake, si dhe marrjen dhe përcjelljen e dokumentacionit që lidhet me ushtrimin e funksionit të tij.

Drejtuesit e IEVP Fier deklaruan se për këto kërkesa do të konsultoheshin me prokurorët e çështjes.

KShH vlerëson se paraburgimi sjell kufizime të ligjshme të lirisë personale, por nuk nënkupton automatikisht humbjen e funksionit publik apo të çdo mundësie për ushtrimin e kompetencave që nuk janë kufizuar ligjërisht.

Pa cenuar kompetencat e organeve proceduese dhe kërkesat e sigurisë, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë me kujdes mundësitë ligjore dhe praktike për komunikimet institucionale dhe administrimin e dokumentacionit.

As statusi i kryetarit të bashkisë nuk krijon privilegje në paraburgim, as paraburgimi nuk mund të përdoret për të vendosur kufizime shtesë që nuk burojnë nga ligji.

4. Mangësi në dokumentacionin shoqërues dhe shqetësime për kujdesin shëndetësor

Monitorimi konstatoi se, në momentin e vizitës, në IEVP Fier kishte mbërritur vetëm dokumentacioni juridik i të paraburgosurit, ndërsa dokumentacioni mjekësor dhe psikosocial ende nuk ishte administruar.

Kjo situatë ngre shqetësime për respektimin e nenit 78 të ligjit nr. 81/2020 dhe të dispozitave përkatëse të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që kërkojnë shoqërimin e personit të transferuar me dokumentacionin përkatës.

Mungesa e këtyre dokumenteve nuk përbën thjesht një mangësi administrative. Ajo mund të ndikojë drejtpërdrejt në vlerësimin e nevojave individuale, vazhdimësinë e trajtimit dhe mbrojtjen e shëndetit.

I paraburgosuri deklaroi gjithashtu se kishte një frakturë në këmbën e majtë, për të cilën i ishte rekomanduar kontroll periodik radiologjik, dhe se ekzaminimi i radhës nuk ishte realizuar. Drejtuesit e IEVP Fier konfirmuan dijeninë për këtë problematikë dhe shprehën synimin për të mundësuar ekzaminimin gjatë javës pasardhëse.

KShH thekson se kujdesi shëndetësor nuk mund të presë përfundimin e procedurave burokratike, veçanërisht kur ekzistojnë rekomandime mjekësore dhe ankesa për dhimbje.

5. Kushtet e vendosjes dhe vlerësimi i sigurisë

Nga inspektimi në vend u konstatua se në të njëjtën hapësirë të institucionit ndodheshin sektorë që shërbenin për kategori të ndryshme personash, përfshirë persona nën mbikëqyrje të veçantë, persona në observim dhe persona të transferuar nga institucione të tjera.

I paraburgosuri deklaroi se ishte ndier i kërcënuar për shkak të pranisë në këtë hapësirë të një personi të dënuar për krime të rënda, ndaj të cilit kishte mbajtur më parë qëndrime publike.

Drejtuesit e institucionit deklaruan se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur kontaktet ndërmjet kategorive të ndryshme dhe se vlerësimi i riskut nuk kishte evidentuar rrezik konkret për jetën e tij.

KShH vlerëson se pretendimet për rrezik ndaj sigurisë personale kërkojnë vlerësim individual, të dokumentuar dhe të përditësuar. Masat e sigurisë duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të sjellin kufizime të pajustifikuara të kushteve të jetesës, ajrimit apo kontakteve të lejuara.

6. Proporcionaliteti i transferimit dhe lidhjet me familjen

KShH vëren se vendndodhja e institucionit të paraburgimit ka rëndësi për ruajtjen e lidhjeve familjare, komunikimin me mbrojtësin ligjor dhe pjesëmarrjen në procesin gjyqësor.

Sipas standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, personat e privuar nga liria nuk kanë të drejtë absolute të zgjedhin institucionin ku mbahen, por autoritetet duhet të marrin në konsideratë ndikimin e vendndodhjes në jetën familjare dhe proporcionalitetin e kufizimeve.

Në këtë kuadër, mbetet për t’u sqaruar nëse, përpara vendimit të transferimit në Fier, janë shqyrtuar alternativa të tjera që do të garantonin sigurinë e të paraburgosurit, duke mundësuar njëkohësisht afërsi më të madhe me familjen, mbrojtësit ligjorë dhe gjykatën kompetente në Tiranë.

Rekomandimet dhe kërkesat e KShH-së

Në përfundim të monitorimit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve përkatëse me këto rekomandime:

1. Transparencë dhe verifikim të ligjshmërisë së transferimit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë bazën ligjore konkrete, arsyet faktike dhe kriteret e sigurisë që kanë diktuar transferimin, si dhe nëse është përmbushur detyrimi për njoftimin e organit procedues.

2. Sqarimin e bazës ligjore të klasifikimit të urdhrit. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të identifikojnë dispozitat ligjore që justifikojnë klasifikimin, autoritetin përgjegjës, kategorinë përkatëse të informacionit sipas ligjit nr. 10/2023 dhe arsyet e përcaktimit të afatit dyvjeçar.

3. Garantimin e ankimit efektiv. Të paraburgosurit dhe mbrojtësit të tij t’u mundësohet njohja me urdhrin e transferimit ose me një version pjesërisht të deklasifikuar të tij, në masën e nevojshme për ushtrimin e së drejtës së ankimit, duke mbrojtur informacionin që ligjërisht kërkon ruajtje.

4. Rivendosjen pa vonesë të komunikimeve të ligjshme. IEVP Fier të mundësojë komunikimet me familjarët dhe personat e tjerë sipas legjislacionit në fuqi, duke shmangur vonesat e panevojshme administrative. Çdo kufizim duhet të ketë bazë të qartë ligjore.

5. Garantimin e kujdesit shëndetësor. Të sigurohet pa vonesë vlerësimi mjekësor dhe kryerja e ekzaminimeve të rekomanduara, sipas nevojës klinike, si dhe administrimi i plotë i dokumentacionit shëndetësor dhe psikosocial.

6. Rivlerësimin e kushteve të sigurisë dhe trajtimit. Të verifikohet përshtatshmëria e mjediseve ku është vendosur i paraburgosuri, të dokumentohet vlerësimi individual i riskut dhe të garantohet respektimi i standardeve për ajrimin, ndriçimin dhe trajtimin dinjitoz.

7. Shqyrtimin e alternativave të vendndodhjes. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të sqarojë nëse janë vlerësuar institucione të tjera paraburgimi më pranë familjes dhe gjykatës kompetente, dhe nëse zgjedhja e IEVP Fier ka qenë e nevojshme dhe proporcionale me rrethanat konkrete të sigurisë.

8. Sqarimin e mundësive për komunikim institucional. Autoritetet kompetente të shqyrtojnë, brenda kufijve të ligjit dhe pa cenuar procedimin penal, kërkesat për komunikime dhe administrim dokumentesh që lidhen me funksionin publik që i paraburgosuri vijon të mbajë.

9. Përmirësimin e garancive procedurale për të gjithë personat e privuar nga liria. Ministria e Drejtësisë të vlerësojë nevojën për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor, me qëllim përcaktimin e rregullave të qarta për njoftimin e urdhrave të transferimit, arsyetimin e tyre dhe mundësinë e kontrollit gjyqësor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se gjetjet e këtij monitorimi nuk përbëjnë vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Erion Veliajt dhe as mbi themelin e procedimit penal ndaj tij. Ato lidhen ekskluzivisht me respektimin e të drejtave dhe garancive ligjore të një personi të privuar nga liria. KShH vlerëson se disa prej problematikave të evidentuara kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa të tjera kërkojnë verifikim të mëtejshëm dhe sqarim nga autoritetet përgjegjëse.

Siguria e institucioneve penitenciare është detyrim i shtetit, por siguria nuk mund të përdoret si argument i përgjithshëm që përjashton transparencën, proporcionalitetin dhe kontrollin gjyqësor. Në një shtet të së drejtës, privimi nga liria nuk nënkupton privimin nga të drejtat dhe asnjë urdhër administrativ, i klasifikuar ose jo, nuk duhet të mbetet jashtë kontrollit të ligjshmërisë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të vijojë të ndjekë trajtimin e këtij rasti dhe zbatimin e rekomandimeve, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Tags: KryesoretNë plan të parëPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

02/11/2026

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

02/11/2026

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

02/11/2026

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

02/11/2026

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

02/11/2026

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

02/11/2026

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

02/11/2026

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

02/11/2026

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

02/11/2026

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

02/11/2026

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

02/11/2026

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

02/11/2026

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

02/11/2026

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

02/11/2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

02/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027
  • Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.