AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Tragjedia në Alpe/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

by SHT Media
17/09/2025
in Kronikë
6
0
Tragjedia në Alpe/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare, ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. 

Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. 

Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë humnerë në një zonë të thepisur të shtegut malor. Nisur nga serioziteti i situatës, menjëherë u mobilizuan forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor, infermierë si dhe një helikopter u nis nga Tirana për të lehtësuar aksesin në terren dhe për të mundësuar evakuimin e mundshëm të personave të tjerë në rrezik.

Në vendin e ngjarjes sipas Artur Gunit,President i Federates Shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit Malor mbërritën edhe specialistët e njësive të shpëtimit malor nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e një bashkëpunimi rajonal për ndërhyrje emergjente në zonat e thella malore. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë duke dërguar një ekip profesionistësh nga zona e Valbonës, të cilëve iu bashkua edhe një përfaqësues i policisë lokale.

Po ashtu, në ndihmë u angazhua edhe një grup i specializuar nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.Operacioni për lokalizimin dhe nxjerrjen e trupit të pajetë u përball me vështirësi ekstreme për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikshmërisë së lartë. 

Pavarësisht orëve të vona dhe kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit punuan pa u ndalur gjatë gjithë natës. 

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë dhe të rrezikshme u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga humnera ku kishte rënë turisti.

Zonat malore të Thethit dhe Valbonës janë ndër më të vizituarat në Shqipëri nga turistët vendas dhe të huaj, por shtegu që lidh këto dy destinacione, ndonëse mbresëlënës për bukurinë natyrore, mbetet sfidues dhe kërkon përgatitje të mirë fizike, orientim të qartë dhe në shumë raste shoqërim me guidë të licencuar.Rasti i fundit rikthen edhe një herë në vëmendje nevojën për masë më të rrepta sigurie dhe ndjekjen e protokolleve të sigurisë në udhëtimet malore. 

Gjatë muajve të fundit ky është rasti i dytë i një ngjarje me pasoja tragjike për jetën e turistëve të huaj në Alpet e Shqipërisë.Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i turistit do të transportohet për në morgun e spitalit të Shkodrës, për procedurat e mëtejshme ligjore dhe identifikimin zyrtar nga autoritetet konsullore holandeze. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Vdiqa dhe u ngjalla përsëri!”- Rrëfimi prekës i Sarandës, vajzës që u kthye nga koma: Isha në parajsë, ja se çfarë pashë atje…!

05/11/2026

Nga Parisi në Lion, Franca në këmbë! 270 mijë protestues në rrugë, policia përplaset me turmën

05/11/2026

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

05/11/2026

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

05/11/2026

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

05/11/2026

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministri Hoxha takohet me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Bukureshti mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë
  • “Vdiqa dhe u ngjalla përsëri!”- Rrëfimi prekës i Sarandës, vajzës që u kthye nga koma: Isha në parajsë, ja se çfarë pashë atje…!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.