• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tjetër incident në Maqedoninë e Veriut! Nxënësit veshën uniformë të UÇK-së, ministrja paralajmëron masa ndaj shkollës në Çellopek

30/11/2024
in Botë
Tjetër incident në Maqedoninë e Veriut! Nxënësit veshën uniformë të UÇK-së, ministrja paralajmëron masa ndaj shkollës në Çellopek

Situata në Maqedoninë e Veriut është tensionuar gjatë festimeve të shqiptarëve për festat e 28 dhe 29 Nëntorit.

Një grup maqedonasish dogjën flamurin shqiptar në Shkup dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe policia mbrëmjen e së premtes ka ndërhyrë për të hequr flamujt shqiptarë të vendosur atje.

Një incident ka ndodhur edhe në një shkollë në fshatin Çellopek të Maqedonisë së Veriut, ku nxënësit janë veshur me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila ka kundërshtuar ashpër dhe ka paralajmëruar masa kundër drejtorisë së shkollës së Çellopekut.

Sipas ministres, kjo shkollë, ka përcjellë mesazhe ndarëse.

“Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve në shkollën fillore “7 Masi” në Çellopek për të organizuar, por edhe nga miratimi i prindërve të nxënësve, fëmijëve të tyre për të marrë pjesë në një aktivitet shkollor të jenë të veshur me uniforma me stema nga grupe ushtarake informale nga e kaluara, e që parakalojnë me pushkë në duar. Meqë ra fjala, prindërit e duartrokitën.

Një veprim i tillë është jo vetëm pedagogjikisht me të meta, por edhe çnjerëzor, joetik, amoral dhe ligjërisht i dënueshëm.

Nuk e prisja që mësuesit, njerëz që kanë zgjedhur profesionin më fisnik, do t’i mësojnë fëmijët në Maqedoni mos respektojnë vendin e tyre, të mos respektojnë bashkëqytetarët e tyre dhe të indoktrinojnë militantizëm, dhunë, urrejtje.

Në kundërshtim me të gjitha parimet themelore të pedagogjisë. Në vend që të luftojmë për unitet, për ndërtimin e një mjedisi shkollor paqësor dhe harmonik, i cili meqë ra fjala duhet të jetë baza për ndërtimin e një shoqërie paqësore dhe harmonike dhe të një shteti të përbashkët të fortë, në shekullin e 21-të shohim se mendimet dhe idealet e dikujt janë ngujuar në një shekull të kaluar.

Kjo është një shkollë që nga ministrat e mëparshëm madje është shpërblyer me grante për organizimin e aktiviteteve për zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Po, është tronditëse, por është e vërtetë!

Njoftoj se do të nisim procedurën përkatëse ndaj shkollës. Gjithashtu, marr informacione se aktivitete të ngjashme janë zhvilluar edhe në dy shkolla të tjera. Aty do të veprojnë edhe inspektorët, e siguroj opinionin maqedonas.

U bëj thirrje të gjitha shkollave të tjera që të distancohen nga aktivitete të tilla, të promovojnë vlera të vërteta njerëzore dhe të angazhohen për ndërtimin e brezave të pajisur me dije, jo me armë. Brezat që do ta duan vendin në të cilin kanë lindur dhe janë rritur dhe do të respektojnë të tjerët pa dallim etnik, fetar apo çfarëdo dallimi tjetër. Ky është qëllimi i vërtetë për të cilin hapen dhe ekzistojnë shkollat”-thuhet në reagimin e ministres së Arsimit të Maqedonisë së Veriut.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!