AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Ti ke shkruar për masakrën e Peshkpisë?”- Artan Hoxha zbulon shkaqet pse Greqia e shpalli non grata

by SHT Media
27/11/2025
in Kronikë
6
0
“Ti ke shkruar për masakrën e Peshkpisë?”- Artan Hoxha zbulon shkaqet pse Greqia e shpalli non grata
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, zbuloi shkaqet pse u shpall nga Greqia person “non grata”.

“Nuk e prisja, por nuk u habita me atë që bënë. Shkova të dielën për në Janinë, për ilaçe kryesisht pasi kam babain të sëmurë në spital. Oficeri i kufirit, më tha: po shoh këtu në sistem që kemi problem. Duhet të kalosh në vijën e dytë se s’ta jap pashaportën, duhet të shkosh atje të marrësh pashaportën. Në moment, iu ktheva, i thashë për çfarë bëhet fjalë? Nuk kam pasur ndonjë problem në Greqi. E dyta, unë jam gazetar, i thashë, dhe si rregull duhet të ma thuash se çfarë është. Kalo, tha, në vijën e dytë dhe aty duhet të japin sqarime të mëtejshme. U habita, kalova në vijën e dytë. Aty ishte një oficer tjetër, i cili bëri në fillim disa pyetje për gjeneralitetet. Kjo nuk është e rrallë sepse në Shqipëri me emër dhe mbiemër Artan Hoxha janë 186 persona dhe këtë e kam mësuar kur kam shkuar për herë të parë për të marrë vizë ambasade amerikane, se ata na numërojnë mirë, dhe ai pyeti për gjeneralitetet, për babain, për nënën, pastaj me çfarë merresh. Pastaj, pyeti: ti e ke bërë këtë historinë? Duke filluar që nga masakra e Peshkëpisë, pastaj kishte zhvarrimet e Kosinës, ato të ushtarëve grekë, pra varrezat e ushtarëve grekë, deri te ngjarjet e fundit me Kacifas dhe këto me Belerin. Ai bëri vetëm pyetje dhe duke qenë që këto janë publike, ka ndodhur edhe në vende të tjera, se nuk është vendi i parë Greqia që të ndalon. Të kemi parasysh që në kufi ka edhe një lloj shorti, në çdo 10 veta njëri kalon në vijë të dytë”, tregoi Hoxha.

“Nuk është hera e parë me Greqinë, por jo në këtë nivel. Dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se kur kalova në vijën e dytë ai më kërkoi që të lë gjurmët e gishtave dhe të bëj foto dhe retinën e syrit dhe e di shumë mirë se për çfarë duhen këto dhe atë moment i them që unë nuk jam kriminel. Unë e dyta, i thashë, nuk di të kem ndonjë proces penal në Greqi. Ai tha, “jo, nuk ka lidhje me këtë, është thjesht procedurë”. Mbarojmë me ato, më la aty në pritje dhe më tha se do të vinte ai i emigracionit. Ai në fakt bënte sikur kishte punë. Unë duke qenë se kam qenë emigrant në Greqi, flas e kuptoj e lexoj greqisht mirë, dhe ai fliste thjesht me familjarë, me miq të vet, duke më mbajtur aty në pritje dhe pastaj kaloi në atë pjesën e vet të arrogancës dhe më dha atë vendimin. Më tha “do ta firmosësh këtë”. Ne po ta komunikojmë çfarë shkruan dhe ti shpallesh njeri i padëshiruar në shtetin grek për shkak të qëndrimeve që ti i ke mbajtur dhe për shkak të rrezikut që ti përbën për rendin kushtetues në Republikën e Greqisë dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë me shtete të tjera”, shtoi Hoxha në rrëfimin e tij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil
  • Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.