• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Thembra e Akilit” për paqen në Ukrainë! Gjeneva, Roma dhe Budapesti, ku do të takohen Putin e Zelensky?

19/08/2025
in Botë
“Thembra e Akilit” për paqen në Ukrainë! Gjeneva, Roma dhe Budapesti, ku do të takohen Putin e Zelensky?

Garancitë e sigurisë dhe territoret. Kjo duket se do të jetë kryefjala e negociatave të vështira në javët dhe në muajt në vazhdim me synim paqen afatgjatë mes Rusisë dhe Ukrainës. Së pari do të duhet një vend për të pritur dhe organizuar takimin me Putin dhe Zelenskyt, të cilët kanë shprehur vullnetin para Trump për një bisedë kokë më kokë.

Gjeneva, Roma ose Budapesti janë deri më tani tre opsioni, me qytetin zviceran që kërkohet nga evropianë, me Presidentin francez Macron që kërkon një “territor neutral”. Mediat thonë se ky opsion i pëlqen edhe Kremlinit zyrtar.

Siguria që Rusia të mos e përsërisë më një sulm tjetër pas paqes, ndaj Ukrainës dhe jo vetëm, mbetet shqetësimi kryesor i Evropës. Donald Trump gjatë samitit në Shtëpinë e Bardhë nuk përjashtoi dërgimin e trupave, por kjo refuzohet nga Moska. Një sistem i ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, për mbrojtje në rast sulmi është hedhur si ide, por se si do të bëhet kjo kur Trump ka qenë i qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga aleanca, kjo mbetet për t’u parë.

Nga ana tjetër Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të blerë armë amerikane në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, me financim nga Europa, si pjesë e një marrëveshjeje për të fituar garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të luftës. Sipas mediave ndërkombëtare paralelisht pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për prodhimin e dronëve në bashkëpunim mes kompanive amerikane dhe ukrainase.

Pika më e vështirë e diskutimeve pritet të jetë territori. Në takimin Putin-Trump u fol qartë për lëshime territoriale nga Rusia. Krimenë kreu i Shtëpisë së Bardhë ia tha në sy Zelenskyt kur deklaroi se ajo është e humbur, por Putin duket se nuk mjaftohet me kaq. Rajoni i Donbasit, duket se ka marrë pjesnë më të madhe të diskutimeve, si objekt i dëshirës së Presidentit rus Vladimir Putin. I përbërë nga rajonet ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut, dikur ishte një qendër e fuqishme industriale në epokën sovjetike, një vend me miniera qymyri dhe fabrika çeliku.

Megjithatë edhe pse negociatat dhe qëndrimet janë intensive për të arritur paqe, po aq intensive janë edhe sulmet ruse në Ukrainë edhe gjatë këtyre orëve bisedimesh. Brenda natës së kaluar, Rusia lëshoi 270 dronë dhe 10 raketa kundër Ukrainës, që cilësohet nga mediat si një nga sulmet më të mëdha të muajit.

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!