AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

by Alb Times
08/11/2026
in Botë
6
0
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sulm me dron ndaj një baze ushtarake në veri të Kolumbisë ka shkaktuar vdekjen e tre ushtarëve dhe plagosjen e të paktën 16 të tjerëve.

Lajmi u konfirmua nga Forcat e Armatosura të vendit, të cilat bënë të ditur se sulmi ndodhi të shtunën në një bazë në Santa Rosa del Sur, një qytet i vogël në rrëzë të vargmalit San Lucas. Deri më tani, autoritetet nuk kanë identifikuar autorët e sulmit, i cili vjen në një kohë kur dhuna ndaj forcave të sigurisë po përshkallëzohet në disa zona rurale të vendit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi bazën ushtarake pas tre shpërthimeve, ndërsa ushtarët shihen duke u strehuar në pozicione duke u mbrojtur me thasë rëre.

Zona ku ndodhi sulmi është e pasur me miniera ari dhe prej vitesh është kthyer në një territor të kontestuar mes grupeve të armatosura rebele, përfshirë Kartelin e Gjirit, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN) dhe fraksione më të vogla të drejtuara nga ish-anëtarë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Presidenti Abelardo de la Espriella reagoi pas sulmit përmes një mesazhi në platformën X, duke paralajmëruar autorët se nuk do të kenë ku të fshihen. Ai theksoi se çdo sulm ndaj ushtarëve vetëm sa e forcon vendosmërinë e qeverisë për të mbrojtur vendin.

Që prej marrjes së detyrës në gusht, presidenti konservator ka ndjekur një linjë më të ashpër ndaj grupeve të armatosura, duke anuluar negociatat e paqes dhe duke shtuar sulmet ajrore, praninë e trupave ushtarake në disa qytete dhe operacionet e përbashkëta për mbrojtjen e infrastrukturës strategjike.

Qeveria argumenton se grupet e armatosura shfrytëzuan armëpushimet e vendosura nga administrata e mëparshme për të forcuar kontrollin në zonat rurale, ku përfitojnë nga taksimi i bizneseve lokale dhe trafiku i drogës. Si kundërpërgjigje, disa prej tyre kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë. Vetëm javën e kaluar, një bazë ushtarake në provincën Tolima u godit me raketa të improvizuara, të prodhuara nga bombola gazi, duke shkaktuar vdekjen e katër civilëve, mes tyre edhe një foshnje dy muajshe.

Sipas organizatës ACLED, në katër javë, deri më 16 tetor, në Kolumbi u regjistruan 34 sulme me bomba ose eksplozivë, një rritje prej 9 për qind krahasuar me mesataren e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, marrëveshja e paqes e vitit 2016 me FARC çoi në çarmatimin e më shumë se 14 mijë luftëtarëve, por grupe më të vogla kanë vijuar luftën për kontrollin e territoreve të lëna pas prej tyre.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

26/11/2026

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS
  • Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.