AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Terror në 36 mijë metra, avionit në fluturim i thyhet xhami nga objekti misterioz, plagoset piloti

by SHT Media
21/10/2025
in Botë
6
0
Terror në 36 mijë metra, avionit në fluturim i thyhet xhami nga objekti misterioz, plagoset piloti
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një fluturim i United Airlines me destinacion Los Angeles është devijuar pasi një objekt “misterioz” goditi xhamin e përparmë të avionit në 36,000 metra lartësi, duke e çarë atë dhe duke plagosur pilotin.

Sipas linjës ajrore dhe zyrtarëve të Forcave Ajrore të SHBA-së, avioni Boeing 737-MAX 8 me 134 pasagjerë në bord dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte nisur nga Denveri për në Los Angeles, por përfundimisht u ul në Utah “për të adresuar dëmtimet në xhamin e tij“.

Piloti u plagos gjithashtu nga copëzat e xhamit dhe u trajtua me ndihmë mjekësore pas uljes emergjente. Ndërkohë, xhami i përparmë i çarë është dërguar në laboratorin e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit për t’u analizuar.

Kompania ajrore tha se pasagjerët u transferuan në një aeroplan tjetër me destinacion Los Angeles më vonë atë ditë dhe United po punon me ekipin e saj për ta rikthyer aeroplanin në shërbim.

“Kjo është një situatë shumë e pazakontë, duke pasur parasysh se xhami shkaktoi dëme në kabinë dhe duke pasur parasysh lartësinë prej 36,000 metrash në të cilën ndodhi përplasja. Ky është me të vërtetë misteri i madh”, tha analisti i aviacionit, John Nance.

Xhamat e përparmë të avionëve janë projektuar me shtresa të shumëfishta për t’i bërë ballë dëmtimeve nga gjëra të tilla si goditjet e zogjve, moti apo edhe mbeturinat, por ekspertët thonë se është e rrallë që një goditje nga zogjtë të ndodhë në një lartësi kaq të madhe.

“Avioni është përplasur me një objekt dhe një dritare e kabinës së pilotit është thyer, kështu që na duhet të bënim një ulje emergjente në Salt Lake City”, tha studentja Heather Ramsey që ndodhej në bord, duke cituar mesazhin e pilotit.

Mes misterit të asaj që mund të ketë goditur xhamin e përparmë të aeroplanit, të hënën në mbrëmje, WindBorne Systems, një kompani që prodhon balona inteligjente që përdoren për parashikimin e motit dhe analizën e të dhënave, lëshoi një deklaratë duke thënë se objekti që goditi dhe çau xhamin e përparmë të fluturimit United mund të ketë ardhur prej tyre.

Në të njëjtën kohë, WindBorne Systems tha se po bashkëpunonte me autoritetet në hetim.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

03/11/2026

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

03/11/2026

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

03/11/2026

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

03/11/2026

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

03/11/2026

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

03/11/2026

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

03/11/2026

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

03/11/2026

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

03/11/2026

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

03/11/2026

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

03/11/2026

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

03/11/2026

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

03/11/2026

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

03/11/2026

Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa
  • Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.