AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Të rinj: mos u bëni mburojë e dhunës!

by Alb Times
17/10/2026
in Opinion
6
0
Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

A matet forca e një proteste rinore me degët e bankave të sulmuara dhe shkatërruara (18 deri tani), me numrin e dyqaneve të celularëve të plaçkitur, me qindra biznese të dëmtuara dhe me institucionet shtetërore të dhunuara dhe djegura?

Përgjigjja është e qartë: JO!

Forca e një proteste rinore dhe qytetare nuk matet me dëmin që shkakton, por me ndryshimin që arrin të prodhojë. Një protestë e fuqishme është ajo që trondit ndërgjegjen publike, sfidon padrejtësitë, artikulon kërkesa të qarta dhe detyron institucionet të japin llogari. Ajo nuk ka nevojë të shkatërrojë kryeqytetin, për të dëshmuar se është e vendosur. Nuk ka nevojë të djegë një mjedis institucioni shtetëror, të thyejë vitrinën e një biznesi dhe ta plaçkisë atë, apo të sulmojë një bankë, për të treguar se kërkon ndryshim.

Këto katër ditë dhe mbrëmje që vunë qendren e Tiranës dhe rrugët e saj në zjarr dhe hekur, shtrojnë një pyetje që shkon përtej politikës së ditës: ku përfundon protesta studentore dhe qytetare dhe ku fillon dhuna që rrezikon të marrë peng vetë kauzën e protestës?

Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme, kur në qendër të mobilizimit përfshihen të rinjtë, të cilët duhet të jenë bartësit e ideve të reja, të përgjegjësisë qytetare dhe të një kulture demokratike më të zhvilluar.

Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë. Kanë të drejtë të kundërshtojnë qeverinë, të denoncojnë korrupsionin, të kërkojnë llogaridhënie dhe të refuzojnë politikat që i konsiderojnë të padrejta. Por këto të drejta nuk e bëjnë të pranueshme dhunën ndaj institucioneve, shkatërrimin e bizneseve dhe frikësimin e njerëzve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për problemet kundër të cilave protestohet.

Kush na e ka marrë peng Tiranën?

Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve, jo pronë e një partie, e një qeverie, e një opozite apo e një grupi protestuesish.

Ajo është qyteti ku mijëra qytetarë shkojnë çdo mëngjes në punë, ku studentët përpiqen të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ku sipërmarrësit mbajnë në këmbë bizneset dhe familjet e tyre, ku turistët kërkojnë të njohin historinë dhe kulturën shqiptare dhe ku institucionet duhet të funksionojnë në shërbim të publikut.

Për një sipërmarrje të madhe, një vitrinë e thyer apo një filial i djegur mund të jetë një kosto e përballueshme. Për një tregtar të vetëpunësuar, një kioskë e djegur nënkupton humbjen e kursimeve të jetës dhe e mundësisë për të mbajtur familjen.

Çfarë përgjegjësie ka një qytetar i zakonshëm për konfliktet politike që nuk i ka krijuar, por pasojat e të cilave detyrohet t’i paguajë?

Kjo është një nga padrejtësitë më të mëdha që sjell dhuna në rrugë: njerëzit që nuk kanë pushtet politik, që nuk marrin vendime qeveritare dhe që nuk përcaktojnë strategjitë e partive, bëhen viktimat e trazirave.

Tirana nuk duhet të jetë peng i askujt. As i forcave politike opozitare, që e shohin qytetin si fushë beteje dhe as i vandalëve, që përdorin protestën si mbulesë për akte shkatërruese.

Disa qindra protestues nuk mund të përfaqësojnë një shoqëri të tërë

Një nga dallimet më të rëndësishme në një shoqëri demokratike është ai midis së drejtës për të protestuar dhe pretendimit për të vepruar në emër të të gjithëve. Asnjë grup, qoftë edhe grup studentor,  nuk mund të pretendojë se përfaqëson të gjithë rininë shqiptare, vetëm sepse del në rrugë.

Asnjë turmë nuk mund të barazohet automatikisht me vullnetin e qytetarëve dhe asnjë kauzë politike nuk mund të shërbejë si justifikim për dëmtimin e pronës së njerëzve të tjerë.

Kur vandalët e mirëorganizuar përdorin studentët protestues si maskim dhe alibi për të kryer akte dhune, shkatërruar, plaçkitur dhe djegur, atëhere protesta e humbet karakterin e saj qytetar dhe shndërrohet në një mjedis ku përgjegjësia individuale fshihet pas anonimatit kolektiv.

Këtu qëndron edhe një nga sfidat më të mëdha për organizatorët e protestave: të dëshmojnë se kanë një kauzë të qartë, se i kontrollojnë mesazhet e tyre politike dhe se nuk lejojnë që dhuna të zëvendësojë argumentin. E bënë për 135 ditë rrjesht dhe e çbënë me pasojë shkatërrimin e Shqipërisë, e imazhit të saj si vend i sigurtë dhe me dëmtimin rëndë të ekonomisë së saj.

Nëse një protestë kërkon drejtësi, ajo duhet të jetë e para që kërkon drejtësi për qytetarët e dëmtuar. Nëse kërkon shtet ligjor, duhet të refuzojë dhunën dhe të kërkojë që përgjegjësit të identifikohen e të përballen me ligjin. Nëse kërkon liri, duhet të mbrojë edhe lirinë e të tjerëve për të punuar, për të lëvizur dhe për të jetuar, pa u frikësuar.

Të rinjtë protestues si urë dhe alibi e vandalëve

Të rinjtë mund të dalin në rrugë për arsye të sinqerta: mungesa e perspektivës, pakënaqësia me institucionet, shqetësimi për korrupsionin, kërkesa për arsim më cilësor apo dëshira për një sistem politik më të përgjegjshëm. Këto janë çështje që meritojnë debat publik dhe përgjigje serioze.

Por pikërisht për këtë arsye, të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm se kauzat e tyre mund të dëmtohen nga individë që përpiqen të përfitojnë prej tyre. Kur vëmendja publike zhvendoset nga kërkesat e protestës, tek institucionet e dëmtuara, bizneset e djegura dhe të plaçkitura, si dhe përplasjet me policinë, mesazhi politik rrezikon të humbasë. Kur qytetarët kujtojnë më shumë flakët sesa arsyet e protestës, kauza e shpallur mbetet në hije.

Të rinj duhet të refuzojnë çdo rol që i kthen në mburojë të dhunës. Ata nuk duhet të pranojnë që energjia e tyre, idealizmi i tyre dhe zemërimi i tyre qytetar të përdoren për të legjitimuar akte të vandalizmit dhe shkatërrimit. Një kauze të drejtë i humbet drejtësia, kur shoqërohet me dhunë.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vdekja e mistershme e këngëtarit grek Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë! Ja çfarë u zbulua në analizat e gjakut të tij

17/10/2026

Ministria e Shëndetësisë: 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, ja si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

17/10/2026

VIDEO-LAJM/ Klevis Balliu nuk arrin dot të mohojë a e kanë hedhur në Lanë

17/10/2026

Koreja e Veriut teston një sistem të ri torpedo me inteligjencë artificiale

17/10/2026

Blogeri italian: Çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Pse vandalizohet monumenti i Skënderbeut?

17/10/2026

U arrestuan nga Polica gjatë ditës së dytë të protestës së dhunshme, nis në Gjykatë seanca për masat ndaj 55 të dyshuarve!

17/10/2026

Protestat/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dhunës: 21 persona të plagosur në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë! Mes tyre 9 policë dhe 6 të mitur

17/10/2026

Protestat e dhunshme, 63 nga të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, dje vetëm njëri u mbajt në burg!

17/10/2026

Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

17/10/2026

Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

17/10/2026

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së mundësit të njohur

17/10/2026

Po transportonte mbi 2 milionë fuçi nafte, anija bie në kontakt me minën dhe shpërthen në flakë në Ngushticën e Hormuzit

17/10/2026

Të rinj: mos u bëni mburojë e dhunës!

17/10/2026

Një objekt i dyshimtë po afrohej në kufinjtë e Rumanisë, avionët F-18 operacion për kapjen e tij

17/10/2026

U shkarkua nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë pas vetëm 5 ditësh, Zakaria lavdëron Trump: Nder të punoja me të

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vdekja e mistershme e këngëtarit grek Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë! Ja çfarë u zbulua në analizat e gjakut të tij
  • Ministria e Shëndetësisë: 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, ja si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.