AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

by Alb Times
17/10/2026
in Botë
6
0
Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

August Hanning, i cili gjendet në paraburgim, mbante kontakte me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Një hulumtim i gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shpalos dyshime serioze. Patrushevi ka qenë aktiv edhe në Ballkan.

Prokuroria Federale e Gjermanisë ka nisur një hetim ndaj ish-shefit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, nën dyshimin për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit. Ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit të tij me Azerbajxhanin në çështje të lobimit në fushën e energjisë, vëmendja e opinionit publik po përqendrohet edhe te kontaktet e Hanningut me rrethin më të ngushtë të pushtetit në Kremlin. Këtë e zbulon një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS).

Sipas hulumtimit, Hanningu ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Patrushevi, i cili ka drejtuar shërbimin sekret rus (FSB) dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Rusisë, njihet si një nga arkitektët e linjës së ashpër kundër Perëndimit. Kontaktet mes tyre kishin nisur kur Hanningu ishte në krye të inteligjencës gjermane, gjatë luftës në Çeçeni, dhe vazhduan edhe pas daljes së tij në pension, më 2009.

Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare, Hanningu nuk i ndërpreu takimet me zyrtarin e lartë rus. Më 2016, ish-kreu i BND-së mori pjesë në një konferencë për sigurinë në Moskë, të hapur nga vetë Patrushevi, ku u shpreh kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Tri vjet më vonë, më 2019, të dy u fotografuan krah për krah gjatë një takimi në manastirin privat në ishullin Valaam, një vend pushimi për elitën politike ruse.

Këto zhvillime kanë nxitur reagime në qarqet politike në Berlin, ku qasja e Hanningut ndaj Moskës është parë si një përafrim i rrezikshëm me interesat e Kremlinit. Nga ana tjetër, mbrojtësit e Hanningut dhe aleatë të tij nga qarqet ushtarake pretendojnë se takimet kishin për qëllim ruajtjen e kanaleve jozyrtare të komunikimit, për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve. Se deri ku kanë shkuar këto kontakte dhe nëse janë cenuar sekretet shtetërore gjermane, mbetet të sqarohet nga hetimet e Prokurorisë Federale.

Përtej raportimeve të «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung», Patrushevi ka qenë aktiv edhe në Ballkan.

Në tetor 2016, ai bëri një vizitë të befasishme në Beograd, në cilësinë e sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Vizita u zhvillua menjëherë pas zbulimit të komplotit të dyshuar kundër liderit malazez Millo Gjukanoviq, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor. Balkan Insight dhe media të tjera e lidhën vizitën e Patrushevit me përpjekjet për të shmangur një skandal diplomatik. Atëbotë u bë e ditur se Serbia kishte dëbuar disa shtetas rusë, të cilët Patrushevi i mori me vete në Moskë. Ata dyshoheshin se ishin pjesë e komplotit për rrëzimin e Gjukanoviqit, së bashku me elementë të botës kriminale serbe të lidhur me shërbimet sekrete.

Oficerët e inteligjencës ushtarake ruse GRU, Eduard Shishmakov dhe Vlladimir Popov, u akuzuan nga prokuroria malazeze si organizatorë të komplotit. Shishmakov ishte dëbuar nga Polonia më 2014 për spiunazh. Të dy u larguan nga Serbia më 25 tetor 2016, një ditë para vizitës së Patrushevit, dhe nuk u ekstraduan kurrë në Mal të Zi. Mediat malazeze kanë raportuar se Patrushevi ndërhyri për largimin e tyre. Moska i ka mohuar akuzat.

Në shkurt 2022, presidenti serb Aleksandar Vuçiq anuloi një vizitë tjetër të Patrushevit në Beograd, pa dhënë arsye. Kjo ndodhi mes spekulimeve se opozitarë rusë ishin përcjellë fshehurazi në Serbi dhe se Moska ishte njoftuar për një takim të tyre.

Në maj 2021, opozitarë rusë, mes tyre Andrej Pivovarov i organizatës Open Russia dhe Vlladimir Kara-Murza, u mblodhën në Beograd për një seminar. Sipas Kara-Murzës, ata u ndoqën dhe u përgjuan nga shërbimet serbe. Mediat serbe raportuan se ministri i atëhershëm i Brendshëm, Aleksandar Vulin, udhëtoi drejt Moskës më 14 maj 2021 dhe u takua me Nikolai Patrushevin. Sipas raportimeve, ai i dorëzoi këtij të fundit transkriptet e takimeve. Rreth dy javë më vonë, Pivovarov u arrestua sapo zbriti nga një aeroplan në Shën Petersburg. Kara-Murza e lidhi arrestimin e tij me informacionet që Vulini dyshohet se i kishte përcjellë Patrushevit.

Vulini e ka mohuar dorëzimin e incizimeve. Në dhjetor 2021, Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se bashkëpunimi me shërbimet ruse ishte përmirësuar ndjeshëm. Vulini dhe Patrushevi kishin formuar një grup pune kundër të ashtuquajturave «revolucione me ngjyra». Në dhjetor 2022, Vulini u emërua shef i shërbimit sekret serb BIA.

Kara-Murza u arrestua në prill 2022, pas deklaratave të tij kundër luftës në Ukrainë. Në prill 2023, ai u dënua me 25 vjet burg për tradhti. Pivovarov dhe Kara-Murza u liruan në gusht 2024, në kuadër të shkëmbimit më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit. Të dy jetojnë në Perëndim. /Enver Robelli/

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

VIDEO-LAJM/ Klevis Balliu nuk arrin dot të mohojë a e kanë hedhur në Lanë

17/10/2026

Blogeri italian: Çfarë lidhje ka shkatërrimi i Tiranës me dhunën dhe ndryshimin e Shqipërisë? Pse vandalizohet monumenti i Skënderbeut?

17/10/2026

U arrestuan nga Polica gjatë ditës së dytë të protestës së dhunshme, nis në Gjykatë seanca për masat ndaj 55 të dyshuarve!

17/10/2026

Protestat/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e dhunës: 21 persona të plagosur në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë! Mes tyre 9 policë dhe 6 të mitur

17/10/2026

Protestat e dhunshme, 63 nga të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës, dje vetëm njëri u mbajt në burg!

17/10/2026

Rusia dhe talibanët po afrohen gjithnjë e më shumë, çfarë përfiton secila palë?

17/10/2026

U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së mundësit të njohur

17/10/2026

Po transportonte mbi 2 milionë fuçi nafte, anija bie në kontakt me minën dhe shpërthen në flakë në Ngushticën e Hormuzit

17/10/2026

Të rinj: mos u bëni mburojë e dhunës!

17/10/2026

Një objekt i dyshimtë po afrohej në kufinjtë e Rumanisë, avionët F-18 operacion për kapjen e tij

17/10/2026

U shkarkua nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë pas vetëm 5 ditësh, Zakaria lavdëron Trump: Nder të punoja me të

17/10/2026

‘Diddy’ transferohet në një burg të ri pas raportimeve për stil jetese luksoze pas hekurave

17/10/2026

Reagon AMP: Po verifikojmë çdo rast të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestave

17/10/2026

“S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren! Gërmadhat do i kthejmë në forcë (VIDEO)

17/10/2026

“Përgjegjësia ime, ta çoj vendin në BE”- Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në e-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren! Gërmadhat do i kthejmë në forcë

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vdekja e mistershme e këngëtarit grek Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë! Ja çfarë u zbulua në analizat e gjakut të tij
  • VIDEO-LAJM/ Klevis Balliu nuk arrin dot të mohojë a e kanë hedhur në Lanë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.