AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

by Alb Times
30/10/2026
in Politikë
6
0
Të miturit e përfshirë në protestat e dhunshme, ministri Gogu propozon 4 masat e reja për fëmijët që shoqërohen nga Policia!

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që vihen në kontakt me organet ligjzbatuese.

Propozimet janë:

– një formular të drejtash i shkruar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet para marrjes në pyetje;

– avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji;

– njoftim i hershëm i punonjësit të mbrojtjes së fëmijës;

– të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën si zbatohen këto garanci.

Ministri i paraqiti këto masa si pjesë të qasjes së qeverisë ndaj dhunës së javëve të fundit. “Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një pjesë të veçantë: fëmijën”, tha Gogu.

Gogu bëri të ditur se projekti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, i hartuar me asistencën teknike të UNICEF-it, është në konsultim publik deri më 22 nëntor. Ai propozoi që në konsultim të dëgjohen edhe vetë fëmijët, rreth 20 nëntorit, Ditës së të Drejtave të Fëmijës.

Ministria po punon edhe për transformimin e institutit për të miturit, drejt një modeli që forcon arsimin, rehabilitimin dhe rikthimin në familje. Së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po harton plane parandalimi në shkolla.

Ministri e lidhi këtë punë me qasjen e drejtësisë sociale që Ministria po nis: “Drejtësia duhet të arrijë te fëmija, edhe kur familja e tij nuk ka avokat, nuk ka lidhje, apo nuk di ku të trokasë.”

“Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë”, tha Gogu.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026

Rekord votash të hershme në SHBA, mbi 47,9 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit!

30/10/2026

OKB paralajmëron: Në Kongo, 28.8 milionë njerëz përballen me mungesë ushqimi

30/10/2026

Netanyahu në prag të humnerës politike: Zgjedhje pa fitues, beteja për pushtet sapo ka filluar

30/10/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

30/10/2026

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

30/10/2026

Protesta, Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë!

30/10/2026

“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

30/10/2026

Protestat në Itali, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë!

30/10/2026

Urdhrat e transferimit në burgje nuk janë fletë-kampi pushimesh!

30/10/2026

Çfarë dimë për vjedhjen prej 6.3 miliardë dollarësh të bursës më të madhe kriptomonedhave në botë

30/10/2026

Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!

30/10/2026

Djali i Netanyahut nuk kursehet në akuza: Arabët izraelitë janë kërcënimi më i madh për Izraelin pas Iranit!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit
  • “Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.