Franca është në gatishmëri të lartë për shkak të protestave të paralajmëruara gjatë natës së Halloween-it.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të shpërthimit të dhunës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të forta sigurie në të gjithë vendin.
Sipas France 24, rreth 70 mijë efektivë policie dhe forca sigurie pritet të angazhohen për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, përplasjet me policinë, vandalizmin dhe plaçkitjet.
Në qendër të pakënaqësisë janë vështirësitë ekonomike, rritja e kostos së jetesës, pabarazia sociale dhe pakënaqësia ndaj politikave të qeverisë. Protestave u janë bashkuar edhe grupe studentore dhe aktivistë, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për tubime dhe mobilizime gjatë mbrëmjes së 31 tetorit.
Autoritetet druhen se tubimet mund të shndërrohen në përplasje të dhunshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe të natës.
Frika e një përsëritjeje të trazirave të mëparshme është shtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të tetorit, ku pati dëmtime të pronës dhe plaçkitje në disa zona.
“Dita e 31 tetorit paraqet një rrezik shumë të lartë për çrregullime publike”, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez, i cili njoftoi vendosjen e rreth 70,000 oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë Francën.
Nuñez shtoi se masat e sigurisë të futura javën e kaluar për të mbrojtur dyqanet do të forcohen, dhe se demonstatat nuk do të lejohen në qendrat e qyteteve, ku ekziston rreziku i çrregullimit publik
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë teprim”, shtoi ai, duke premtuar një përgjigje “jashtëzakonisht të vendosur”.
