• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Të mblidhen armët!”, eksperti kërkon amnisti: Në atentate shohim kallashnikov të 97-ës!

23/10/2025
in Kronikë
“Të mblidhen armët!”, eksperti kërkon amnisti: Në atentate shohim kallashnikov të 97-ës!

Eksperti i sigurisë, Fation Softa nga studio e “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, teksa analizonte ngjarjen e Manzës, ku dy të rinj humbën jetën pas debatit për një kafe të pashërbyer, ka bërë thirrje që shteti të mbledhë armët.

Softa tha se ka ardhur koha për një amnisti, që qytetarët të dorëzojnë armët pa pasur ndëshkime penale, pse jo sipas tij edhe vendosja e një shpërblimi financiar nga shtetit çka mund të nxisë dorëzimin e tyre.

“Atëherë nga disa amnisti, nuk është se ka pasur ndonjë funksionim, por nuk është se janë mbledhur pak armë. Një pjesë e armëve janë mbledhur. Pjesa tjetër vazhdon. Në momentin që ti vendos një amnisti, për shembull afat një mujor apo nuk e di se sa përcaktohet me vendim, me ligj, çdo njeri që ka një armë e dorëzon atë dhe nuk ka asnjë pasojë ligjore. Kjo quhet amnisti. Para amnistisë dhe mbas amnistisë vepron ligji për armëmbajtje pa leje dhe është kodi penal që e bën dënimin e tij. Në atë afat çdo njeri që posedon një armë zjarri, pistoletë, municion, granata e çfarë ka e dorëzon në mënyrë vullnetare gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë lloj pasoje lidhur me armët që ka mbajtur. Pra quhet amnisti. Mendoj që ka ardhur koha për një amnisti. Ka pasur tentativa në parlament për një amnisti të re, por nuk e di pse këto iniciativa kanë mbetur në dyert e parlamentit. Ndoshta një amnisti e re dhe mendoj që mund të jetë një amnisti edhe me efekt financiar. Pra jo vetëm thjesht amnisti që ti nuk dënohesh, por të ketë dhe një amnisti duke pasur një shpërblim financiar. Kjo mund t’i nxisë edhe më shumë. Kjo mund t’i nxisë dhe atë që e mban, që thotë ta mbaj se edhe mund ta shes. Pra më mirë e çon këtë gjë e dorëzon, sesa e shet në tregun e zi. Ta marri shteti sepse i bie të shpëtojmë një jetë nga çdo armë që mbetet”, tha Softa.

Më tej Softa deklaroi se sa i përket zonave problematike, aty armët mund të mblidhen përmes ndërhyrjes më forcë të shtetit.

“Pas kësaj mendoj se duhet të ketë nisma ligjore se si mund të mblidhen dhe me forcë. Pra duhet të gjejmë nisma ligjore që të kemi mundësi në zonat më problematike, në zonat të cilët kanë informacione se si mund të gjendet mënyra për t’i mbledhur me forcë armët përmes kontrollit të banesave, kontrollit të makinave apo përmes bashkëpunimit me informatorë qoftë dhe nga bota e krimit, nëpërmjet pagesave ndaj tyre ose lehtësirave që mund të jepen. Por duhet të gjendet mënyra, të mblidhen armët, sepse ky është një problem madhor”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Softa zbuloi më tej se “janë ende mbi 50% e armëve të 97-ës që janë të pambledhura”. “Janë në qarkullim mbi 50%. Është një sasi e madhe. Kryesisht të gjithë kallashnikovët që janë në atentate janë armë të 97-ës. Nuk prodhohen më kallashnikovë. Kanë kaluar kaq shumë vite akoma në të gjitha atentatet nuk shohim armë të reja, por shohim armën Kallashnikov. Pra gjithmonë në atentate ka pasur nga dy deri në tre armë të tilla. Janë ato armë të cilët janë gjetur të djegura në automjetet e braktisura. Është identifikuar arma që ka qenë e tipit kallashnikov”, tha Softa.

I pyetur për armët që përdoren kryesisht në Shqipëri dhe sesi sigurohen ato në tregun e zi, Softa zbuloi se ka një linjë direkte të trafikut të armëve nga Kosova, të cilat përmes vendit tonë shkojnë deri në Greqi.

“Atëherë përveç TT-ve që janë në treg ka dhe armë të tjera të cilat kanë një linjë. E kanë treguar rastet e operacioneve të bëra nga policia e shtetit ku del linja e ardhjes nëpërmjet transportit publik nga Kosova me autobus apo me furgon. Dhe nga policia e Tiranës janë kapur këta persona në territorin shqiptar për armët të cilat vijnë për nevojat e tregut shqiptar dhe për kalimin drejt Greqisë. Pra një linjë kalimi nga Kosova në drejtim të Greqisë. Armët vijnë kryesisht nga Sllovenia dhe nga Kroacia. Por ka edhe armë që vijnë nga Serbia. Mali i Zi kryesisht është linjë për lëndët eksplozive. Eksplozivi një pjesë vjen nga Mali i Zi, por dhe armë të tjera më moderne të cilat vijnë nga porti i Durrësit. Kalojnë në portin e Durrësit ose vijnë në linjën që vjen nga Mali i Zi. Kryesisht janë armët e sofistikuara, të cilët janë armë me silenciator dhe armë të një precizioni të lartë, të cilët janë përdorur në atentate”, zbulon eksperti i sigurisë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!