AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

by Alb Times
02/11/2026
in Botë
6
0
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i ngjashëm si ai i Pelicot në Francë është regjistruar në Britani.  Mësohet se një burrë drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për më shumë se 20 vjet. Ai ftoi të huajt të bashkoheshin në abuzim dhe kishte më shumë se një milion foto dhe video të abuzimit të saj në telefonin e tij celular.

Nëntë burra janë në gjyq në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit , të akuzuar për vepra të ndryshme penale seksuale kundër gruas.

“Burri i saj, rreth 60 vjeç filmoi dhe ndau fotot dhe videot në internet dhe në aplikacione të ndryshme, me burra të tjerë me të njëjtat ide”, tha prokurorja Louise Oakley.

Disa nga të pandehurit komplotuan me të për vite me radhë për t’i dhënë substanca të ndryshme gruas me qëllim që ta abuzonte atë. Pastaj, nga viti 2023 e tutje, burri filloi t’i ftonte ata në shtëpinë e familjes ku filmoi veten dhe burrat e tjerë duke abuzuar me gruan e pavetëdijshme.

Ky është rasti i dytë i tillë që del në gjyq në Britani në ditët e fundit. Gjyqi i katër burrave të tjerë filloi javën e kaluar në Winchester, në Anglinë jugore.

Në Mançester, prokurorja u tha anëtarëve të jurisë se telefoni celular i 60-vjeçarit, i sekuestruar pas arrestimit të tij, përbënte një rrëfim për veprimet e tij sepse përmbante imazhe “barbare” , disa prej të cilave datojnë që nga viti 2004.

Burri u deklarua fajtor në shtator për rreth 60 akuza. Katër të pandehur të tjerë gjithashtu u deklaruan fajtorë për vepra të ndryshme penale, por nëntë të tjerët, të moshës midis 28 dhe 70 vjeç, mohojnë përdhunimin, sulmin seksual dhe komplotin për të furnizuar drogë.

Ata përfshijnë një mjek, një shofer taksie, një punonjës të agjencisë së personelit dhe një furnizues të materialeve të ndërtimit.

The post Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaBritani e MadheEvropa
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja
  • Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.