• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tatimet kërkojnë ‘foletë’ offshore ku biznesmenët shqiptarë transferojnë paratë! Kërkesë informacioni në 77 shtete

26/09/2024
in Kronikë
Tatimet kërkojnë ‘foletë’ offshore ku biznesmenët shqiptarë transferojnë paratë! Kërkesë informacioni në  77 shtete

Biznesmenë shqiptarë apo thjesht individë të pasur, mund ta fshehin pasurinë e tyre të pajustifikuar në llogari bankare që i kanë në shtete të huaja të konsideruara ‘parajsa fiskale’.

Ky fakt i pranuar nga Ministria e Financave është bërë pjesë edhe e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me qëllim që të luftohet si fenomen pasi po shmangen detyrimet tatimore.

Administrata Tatimore po punon për një analizë të thelluar mbi rastet e evazionit tatimor në lidhje me shtetet offshore. Për të goditur këtë fenomen, do të përdoren informacionet që do të shkëmbehen mes Drejtorisë së Tatimeve me homologët e shteteve të tjera.

Në strategji thuhet se kjo formë e evazionit tatimor, e kalimit të pasurisë në vendet offshore është e njohur ndërkombëtarisht, dhe për ta luftuar OECD bashkoi 150 shtete në Forumin Global, për të bërë të mundur shkëmbimin e informacionit për llogaritë financiare.

Në strategji thuhet se eksperiencat e shteteve të huaja përballë këtij fenomeni kanë dëshmuar për evazion të lartë fiskal, dhe Shqipëria nuk ka gjasa të bëjë përjashtim. Prej dy vitesh edhe Shqipëria ka nisur të shkëmbejë informacione me 77 shtete, dhe pritet të nisë përpunimi i të dhënave të siguruara për tatimpaguesit që janë pjesë e këtij hetimi.

“Shqipëria filloi shkëmbimet e para automatike në dhjetor 2020 dhe do të fillojë të marrë informacione për individë shqiptarë që kanë llogari financiare në juridiksionet e huaja (përfshirë këtu edhe pjesën më të madhe të “strehëve” tradicionale offshore)”, thuhet në Strategji.

Shtetet e konsideruara si ‘fole’ për fshehjen e të ardhurave nga të pasurit, janë kryesisht ishujt Kajman, Panama, Honduras, Hong-Kong apo edhe shtete të tjera si Holanda apo Luksemburgu.

Po ashtu edhe vetë Shqipëria mund të jetë duke u përdorur nga të huajt si parajsë fiskale, të cilët duke shfrytëzuar ‘stimujt bujarë tatimorë’ me norma të ulëta taksash mund të hapin kompani në Shqipëri vetëm për të fshehur paratë e tyre. Edhe ky fenomen do të jetë pjesë e luftës kundër evazionit./ Shqiptarja.com

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!