• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tajlanda dhe Kamboxhia falenderuan Trump për thirrjet për armëpushim, por sulmet nuk u ndalën!

27/07/2025
in Botë
Tajlanda dhe Kamboxhia falenderuan Trump për thirrjet për armëpushim, por sulmet nuk u ndalën!

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje urgjente për një armëpushim të menjëhershëm mes Tajlandës dhe Kamboxhias, pas përleshjeve të rënda kufitare që kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe mijëra të zhvendosur.

Gjatë një vizite private në fushat e golfit në Skoci, Trump njoftoi në rrjetin e tij social se ka telefonuar liderët e të dy vendeve, duke theksuar se “ata janë dakord të takohen menjëherë për të punuar drejt armëpushimit dhe paqes”.

Kamboxhia pranoi menjëherë propozimin për armëpushim, ndërsa Tajlanda u shpreh se është e gatshme për një armëpushim, por kërkon fillimisht një dialog të sinqertë mes palëve. Megjithatë, zjarret dhe sulmet vazhduan gjatë natës në vijën kufitare.

Kryeministri kamboxhian Hun Manet vlerësoi ndërmjetësimin e Trump si një mundësi për të shpëtuar jetë ushtarësh dhe civilësh, ndërsa kryeministri në detyrë i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, theksoi se armëpushimi duhet të shoqërohet me vullnet të qartë nga pala kundërshtare.

Ndërkohë, Trump u shpreh optimist për rifillimin e negociatave tregtare me dy vendet, por shtoi se këto bisedime nuk do të zhvillohen derisa “lufta të ndalet”. Kjo ndërhyrje e tij vjen vetëm një javë para se të hyjnë në fuqi tarifat doganore amerikane prej 36% ndaj importeve nga Tajlanda dhe Kamboxhia.

Përplasjet mes fqinjëve kanë nisur që më 24 korrik dhe lidhen me pretendimet për shkelje të marrëveshjeve të mëparshme në zonat kufitare, duke përfshirë përdorimin e dronëve nga Tajlanda dhe avancimin ushtarak kamboxhian pranë një tempulli.

Historia e konflikteve për kufijtë mes Tajlandës dhe Kamboxhias shtrihet në më shumë se një shekull, që nga koha e vendosjes së kufijve pas periudhës koloniale franceze.

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!