AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Synimi ynë, anëtarësimi në BE”/ Presidenti Begaj pret ambasadorët shqiptarë: Shqipëria, pjesë e pandashme e Evropës!

by SHT Media
08/09/2025
in Politikë
6
0
“Synimi ynë, anëtarësimi në BE”/ Presidenti Begaj pret ambasadorët shqiptarë: Shqipëria, pjesë e pandashme e Evropës!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti në mbrëmje Trupin Diplomatik shqiptar që shërben në vende të ndryshme të botës. Kreu i Shtetit, në një fjalim të posaçëm, paraqiti vizionin e tij për një zë më të fuqishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave kombëtare në një kohë të mbushur me kriza dhe pasiguri.

“Si një vend i vogël në madhësi, por i madh në vullnet, ne kemi treguar se mund të kontribuojmë për stabilitet, për bashkëpunim dhe për zgjidhje të përbashkëta. Ky është roli që forcon pozitën dhe imazhin tonë në botë, si dhe rrit identitetin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon e më gjerë”.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe praninë në NATO, duke u shprehur se “Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare, mburoja jonë në një botë të pasigurt dhe, njëkohësisht, dëshmi e vlerave dhe orientimit tonë Euroatlantik”.
Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – është pjesë e pandashme e Evropës dhe synimi ynë madhor mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian: “Ky është objektivi strategjik që përmbledh aspiratat e qytetarëve tanë për zhvillim, mirëqenie dhe sundim të ligjit. Ky është horizonti që orienton reformat tona dhe garanton rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit drejt familjes evropiane”.

Kreu i Shtetit u shpreh, gjithashtu, edhe për nxitjen e zgjerimit të Bllokut Evropian në rajonin tonë, duke theksuar se shqiptarët mbeten faktor stabiliteti dhe kohezioni, e dëshmuar kjo me angazhim dhe kryesim të iniciativave madhore rajonale.

Duke iu referuar organizimit me sukses të Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në maj të këtij viti, organizimit të Samitit të NATO-s në vitin 2027, si dhe Kongresit Botëror të Ligjit po në këtë vit, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se këto janë dëshmi se vendi ynë mund të jetë urë e rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi në Evropë e më gjerë. Presideti Begaj, gjithashtu, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për paqe përmes bisedimeve dhe dialogut, si në rastin e luftës në Ukrainës, po ashtu edhe në shuarjen e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Po jetojmë një periudhë ndryshimesh dhe tranzicioni në marrëdhëniet ndërkombëtare, çka na shtyn që në politikën e jashtme dhe diplomaci të jemi me qasje më proaktiv, më kritikë e të thelluar në analiza, si dhe më largpamës në prognozën e së ardhmes”.

Gjatë ceremonisë së pritjes, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e diplomatëve shqiptarë duke i cilësuar ata si arkitekt të marrëdhënieve të reja, ndërtues të urave të bashkëpunimit, zëdhënës dhe promovues të vlerave shqiptare në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar.

Duke garantuar mbështetjen e shtetit për ta, Presidenti Begaj i këshilloi ambasadorët të kujdesen në mënyrë të veçantë për Diasporën shqiptare nëpër botë.

“Mbajini dyert e hapura të ambasadës për bashkëkombësit! Ata nuk janë vetëm statistika, por janë anëtarë të familjes së madhe shqiptare”, – deklaroi Presidenti i Republikës, i cili theksoi njëherazi rëndësinë e promovimit të Shqipërisë përmes një diplomacie proaktive për mbështetje ndaj gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Për Kosovën, Presidenti kërkoi nga ambasadorët e Shqipërisë të vazhdojnë të punojnë për njohje të reja dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

05/11/2026

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

05/11/2026

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

05/11/2026

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

05/11/2026

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

05/11/2026

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

05/11/2026

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

05/11/2026

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

05/11/2026

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

05/11/2026

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

05/11/2026

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

05/11/2026

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!
  • BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.