AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

by Alb Times
30/10/2026
in Botë
6
0
Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një sulm me dron nga forcat ruse në një platformë të mbushur me udhëtarë në qytetin ukrainas të Dnipros ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 14 të plagosur. Sulmi ndodhi të enjten, ndërsa në stacion ndodhej një tren pasagjerësh që pritej të nisej drejt Zaporizhzhias. (Ekipet e shpëtimit evakuojnë një udhëtar të plagosur, pasi një sulm me dron rus vrau të paktën 14 persona dhe plagosi të tjerë në një platformë hekurudhore në Dnipro, Ukrainë. Foto: Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës/AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm dhe kërkoi që presioni ndërkombëtar ndaj Moskës të rritet. Ai paralajmëroi gjithashtu se inteligjenca ukrainase ka informacione për përgatitjen e sulmeve të tjera ruse me raketa balistike.

Zelensky theksoi se sanksionet ndaj Rusisë dhe sektorit të saj ushtarak nuk duhet të lehtësohen për sa kohë vazhdon lufta kundër Ukrainës. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi sulmet e përsëritura ndaj civilëve, në një kohë kur disa kufizime ndaj oligarkëve rusë dhe sektorit energjetik janë zbutur.

sulmet ruse goditën edhe një konvikt studentor në Dnipro, ku shpërtheu zjarr. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Hanzha, bombardimet lanë pa energji elektrike rreth 350 mijë familje.

Ndërkohë, më vonë gjatë së enjtes, Rusia ndërmori një tjetër sulm me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Kryebashkiaku Vitali Klitschko bëri të ditur se goditjet prekën disa ambiente magazinimi në pjesën lindore të qytetit, duke shkaktuar edhe zjarr. Ekipet e emergjencës u nisën drejt zonës së goditur.

Sulmet e fundit kanë shkaktuar reagime të forta edhe nga udhëheqësit evropianë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se nevojitet shumë më tepër sesa një armëpushim i kufizuar në një zonë të caktuar. Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cilësoi sulmet në Dnipro si “mizore dhe shkatërruese”, duke kërkuar rritjen e presionit ndaj Moskës.

“BE-ja do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi Costa.

Zhvillimet në frontin e luftës vijnë në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po respektojnë një armëpushim të brishtë lokal në qytetin Oleshky, në jug të Ukrainës, i cili ndodhet nën pushtimin rus që prej vitit 2022. Palët po përgatiten për dërgimin e një konvoji humanitar në këtë zonë, ku banorët kanë përjetuar prej muajsh mungesa të ushqimeve, ujit dhe ilaçeve.

Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, Yana Lantratova, bëri të ditur se banorëve u ishte lënë afat deri në orën 14:00 të së premtes, më 30 tetor, për t’u larguar nga qyteti. Ajo njoftoi gjithashtu se dy persona, mes tyre një specialist për çminimin, kishin humbur jetën gjatë operacioneve për pastrimin e zonës nga minat.

Në një tjetër zhvillim, sipas një raportimi të Wall Street Journal, ushtria ukrainase ka pezulluar përkohësisht sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pas presionit të ushtruar nga presidenti amerikan Donald Trump. Sipas gazetës, njësitë ukrainase që kryejnë sulme në distanca të gjata janë njoftuar në mesin e tetorit se operacionet kundër rafinerive duhet të ndalen pasi të përfundojnë misionet që ishin tashmë në zhvillim. Ky pezullim jozyrtar pritet të zgjasë deri pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA dhe mund të shtrihet edhe më tej gjatë muajit nëntor.

Pas sulmit në Dnipro, Zelensky përsëriti kritikat ndaj marrëveshjes mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, e cila parashikon lehtësimin e disa sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke i mundësuar Moskës nxjerrjen e naftës dizel në tregjet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Putin deklaroi se mbështet çdo nismë që synon rikthimin e marrëdhënieve me vendet evropiane, duke paralajmëruar se një konflikt i mundshëm nuk do të kishte fitues.

“Dhe nëse dikush e dëshiron këtë, le të përgatitet, por deri tani nuk ia kanë arritur qëllimit për t’i shkaktuar Rusisë një disfatë strategjike. Nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fitues”, u shpreh presidenti rus.

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg!

31/10/2026

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

31/10/2026

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

31/10/2026

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

31/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

31/10/2026

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

31/10/2026

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

31/10/2026

Protesta, PD nis marshimin nga selia në bulevardin drejt Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi

31/10/2026

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

31/10/2026

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

31/10/2026

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

31/10/2026

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

31/10/2026

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

31/10/2026

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

31/10/2026

Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg!
  • VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.