AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

by SHT Media
31/10/2026
in Kosovë
6
0
Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari” nën këtë moto protestuesit në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë vazhduan tubimet duke kërkuar hetim të plotë dhe llogaridhënie nga Policia, Prokuroria, Gjykata dhe institucionet e mirëqenies sociale pas vrasjes së paralajmëruar të Arlinda Zekajt.

Protestuesit reaguan të revoltuar, pasi edhe pas kërkesave të tyre për dorëheqje, dy ministrat Donika Gërvcalla dhe Xhelal Sveçla deklaruan se largimi i tyre nuk ishte zgjidhje për çështjen.

Me tensione u shoqërua protesta qytetare në Pejë, pasi para Stacionit Policor u vendos regjistrimi i 49-vjeçares së ndjerë, ndërsa ajo kërkuar siguri nga oficeri i Policisë, Faruk Muqolli pas denoncimeve të njëpasnjëshme. Fjalët e saj u kthyen në thirrje të protestuesve, të cilët kërkuan përgjegjësi për mungesë veprimesh për të parandaluar vrasjen e saj si dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës dhe jo vetëm pezullimin e tyre.

Edhe në Mitrovicë qytetarët u ngritën në protestë në kërkim të drejtësisë për vrasjen e grave në Kosovë.

Të premten lidhur me ngjarjen dha dorëheqjen edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha. Në letrën drejtuar kryeministrit Albin Kurti thuhet se ngjarja tragjike e ka shtyrë të reflektojë për përgjegjësinë institucionale dhe morale që bart detyra e tij. “Duke vënë interesin e shtetit dhe dinjitetin e institucionit mbi çdo interes personal, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës”- shkroi Hoxha. Më herët u pezulluan nga detyra 11 oficerë nga Policia e Pejës si dhe kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes së Arlinda Zekajt.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg!

31/10/2026

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

31/10/2026

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

31/10/2026

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

31/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

31/10/2026

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

31/10/2026

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

31/10/2026

Protesta, PD nis marshimin nga selia në bulevardin drejt Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi

31/10/2026

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

31/10/2026

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

31/10/2026

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

31/10/2026

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

31/10/2026

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

31/10/2026

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

31/10/2026

Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

31/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg!
  • VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.