• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sulmi masiv mbi Ukrainë, Putini hakmerret për raketën amerikane: Godasim Zelenskin në zyrë!

28/11/2024
in Botë
Sulmi masiv mbi Ukrainë, Putini hakmerret për raketën amerikane: Godasim Zelenskin në zyrë!

Miliona ukrainas u zgjuan herët këtë të mërkurë. Sirenat e alarmit i njoftuan për sulmin më masiv të kohëve të fundit nga Rusia. Presidenti Volodymyr Zelensky, konfirmoi se rreth 100 dronë dhe mbi 90 raketa janë lëshuar nga ushtria e Putinit në drejtim të infrastrukturës jetike dhe energjetike në mbarë Ukrainën.

“Në disa rajone ka pasur sulme edhe me bomba thërrmuese që kishin për shënjestër infrastruktura civile”, lexohet në njoftimin e presidentit ukrainas. Mbrojtja ajrore e ushtrisë së Kievit bëri të ditur se ka rrëzuar 79 raketa dhe 35 dronë gjatë natës.

Nga sulmi masiv miliona njerëz në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu është ndërprerë funksionimi i disa impianteve bërthamore. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se sulmi masiv ishte një kundërpërgjigje për përdorimin e raketave amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi.



“17 objektiva u goditën. Këto janë objektet ushtarake, objektet e industrisë së mbrojtjes dhe sistemet e tyre mbështetëse. E përsëris edhe një herë: këto sulme nga ana jonë u bënë edhe në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme në territorin rus nga raketat amerikane ATACMS. Siç e kam thënë më shumë se një herë, gjithmonë do të ketë një përgjigje nga ana jonë. Sa i përket sistemit më të fundit të goditjes hipersonike jo-bërthamore “Oreshnik”, ne u detyruam ta testonim atë në kushte luftarake. U detyruam, siç thashë tashmë, në përgjigje të sulmeve të armëve perëndimore në territorin e rajoneve Bryansk dhe Kursk me raketa ATACMS dhe Storm Shadow”, tha Putin.

Putin nuk u ndal me kaq por kërcënoi drejtpërdrejtë me shënjestrimin e homologut Ukrainas, Volodymyr Zelenski, me sulme raketor në zyrën e tij në Kiev.

“Aktualisht, ministria jonë e mbrojtjes dhe stafi i përgjithshëm i ushtrisë së Rusisë po zgjedhin shënjestrat për t’i goditur në territorin e Ukrainës. Mund të jenë ndërtesa ushtarake, të industrisë së mbrojtjes apo qendrat e vendimmarrjes në Kiev”, u shpreh Presidenti rus.

Putin gjithashtu paralajmëroi prezantimin e armëve të reja, ndërsa konfirmoi se industria ruse prodhon 10 herë më shumë raketa se të gjitha vendet e NATO-s së bashku.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!