Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur shqetësimin për situatën e sigurisë dhe rrezikun e luftës hibride në vendin tonë.
Karamuço u shpreh se nga burime informative, është mësuar se ministria jonë dhe ajo e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë të shtuar nga NATO për luftën hibride.
“Ministri i Mbrojtjes mund të ketë dalë 2-3 herë në TV pas Gërdecit. Situata është serioze. Nga burime të hapura kemi gjetur informacione se ministritë tona dhe ajo e Malit të Zi kanë kërkuar një asistencë më të shtuar nga NATO për luftën hibride.
A hyn edhe ky lajm, i cili nuk është shfaqur në portale? Për një individ si ai i Clash Report, që është turk, po ashtu edhe Visionair, a janë këta një paradhomë e stisur e asaj që Rusia e ka shkollë?”, tha ai.










