AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

by Alb Times
24/11/2026
in Kronikë
6
0
“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, tha në Report Tv, se Rregullorja e re e GJKKO-së, e miratuar nga kryetari Erion Bani, është në shkelje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Haxhia shtoi se bojkoti i avokatëve nuk u bë për interesat e tyre personale, por për interesat e atyre që sipas tij avokatët mbrojnë. Ai theksoi se kërkesat e avokatëve nuk janë dëgjuar, teksa shtoi se avokatët kanë bërë bojkot jo vetëm kundër Rregullores së Re të GJKKO-së, por edhe në një sërë rastesh të tjera.

“E para është që u bë një rregullore që binte në kundërshtim me një dispozitë të kodit të procedurës penale. Kodi i procedurës është nga pikëpamja hierarkike poshtë Kushtetutës dhe poshtë Konventës. Vijnë kodet, pastaj ligjet dhe pastaj aktet nënligjore. Kodi thotë se në seancën gjyqësore, drejtuesi i seancës gjyqësore është personi që rregullon dhe mbikëqyr zhvillimin e seancës gjyqësore dhe solemnitetin e të gjitha. Në rast shkeljeje të rregullit të brendshëm të një seance, ai ndërhyn duke këshilluar, duke gjobitur personin shkaktar dhe duke e nxjerrë edhe nga seanca. Kështu që ajo që është më kryesorja, kur bëhet një rregullore apo një akt ligjor apo nënligjor, merr shkas nga një realitet. Ky nuk ka qenë asnjëherë realitet shqetësimi që avokatët të kenë prishur rendin e qetësinë, apo solemnitetin e seancës. Përveç asaj ne kemi një komitet disiplinor që është shumë aktiv dhe në përbërje të tij ka përfaqësues nga KLGJ, KLP, Ministria e Drejtësisë dhe bota akademike.

Kështu që nuk kemi pasur asnjë prurje të një kërkese ankimore nga prokurorët apo gjyqtarët për sjellje të tilla ndaj gjyqtarëve. Fakti që ne i kemi kërkuar me shumë mirësjellje e shumë dashamirësi për një bashkëpunim me kryesinë e asaj gjykate (GJKKO), i kemi kërkuar që të ulemi për të gjetur rrugët për ta zgjidhur problemin. Dhe na janë mbyllur të gjitha dyert. Janë mbyllur të gjitha dyert dhe është për të ardhur keq sesi një institucion, një organizim kaq i madh në shtrirje, që ka 15 avokatë, 13 mijë e 800 avokatë të licencuar dhe 3 mijë avokatë që janë aktivë çdo vit, të mos përfillet. Edhe në planin njerëzor, në planin e komunikimit mes kolegëve. Ajo që është kryesorja, është për të arritur një zgjidhje që ta vinim drejtësinë në funksionim. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që ne bënim bojkot. Ne bëmë bojkot kur u vranë avokatët.

Ne bëmë bojkot kur u vra gjyqtari Kalaja në Gjykatën e Apelit. Ne bëmë bojkot për hartën gjyqësore dhe koha e vërtetoi që bojkoti ynë dhe argumentat që ne sollëm ranë në vesh të shurdhër. Kjo tregon se ka një mos-përfillje individuale dhe institucionale. Dhe është demagogji ajo që thonë që ‘ne jemi të hapur, zbatojmë të drejtat dhe interesat proceduriale të individit në proceset penale’, përsa kohë që ti nuk i realizon. Dhe ajo që ne fyhemi më tepër ishte që ne do të shkonim atje të ishim si manekin. Të ishim formalisht për të thënë që proceset gjyqësore në Shqipëri bëhen me avokatë. Dhe s’pyeten avokatët. Atëherë pse duhet të shkojmë ne në një proces të tillë kur nuk pyetemi? Dhe këtu ne ja bëmë të qartë edhe komisionit, se nuk kishte të bënte me interesat personale të një avokati apo të një tjetri. Këtu kishte të bënte me një problem shumë madhor, me interesat e atyre që ne mbrojmë”, tha mes të tjerash Haxhia.

Në vijim Haxhia nxori në pah atë që ai e cilëson si pabarazi të theksuar mes avokatëve e prokurorëve.

Në GJKKO, ai tha se avokatët kontrollohen edhe nga çorapet, një gjë që sipas tij nuk është dinjitoze.

Gjobat ndaj avokatëve që munguan në seancat gjyqësore gjatë seancave në GJKKO, Haxhia tha se do i mbulojë Dhoma e Avokatisë, por shtoi se ato nuk qëndrojnë dhe nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rregulloren e re, rrjedhimisht sipas tij edhe gjobat ‘bien’. Sipas tij, në GJKKO ka një përdorim të ‘karriges’ në mënyrën më të gabuar.

Ai foli edhe për censurën që rregullorja e re e GJKKO-së vendos ndaj medias, duke shtuar se në gjithë botën në fokus është transparenca dhe sipas tij, për këtë arsye edhe gjykatat po bëhen prej xhami.

“Dhe pikërisht edhe në bisedë me Blushin, i thashë ‘unë e kuptoj që ju niseni nga rasti i Presidentit, që edhe unë kam kundërshtimet e mia si u arrestua, si po ndiqet. Është President i Republikës’. Unë kam vajtur në dhomat e izolimit poshtë asaj gjykate. Aty ishte edhe ish-Presidenti Meta, e takova dhe bëmë një bisedë për këtë çështje. Aty ishin rreth 40 të pandehur, që prisnin të shkonin nëpër gjyqe dhe të gjithë më thoshin ‘avokat mos e ndërprisni, sepse ne po trajtohemi në mënyrë të pabarabartë me palën tjetër që është akuza dhe po na shkelen të drejtat haptazi’. Dhe ne këtë bëmë, nëse na thërrisni dhe kemi marrë përsipër një proces, duhet të jemi aktivë për një mbrojtje efektive siç e ka edhe Konventa. Në të njëjtën godinë është edhe GJKKO, edhe Apeli i GJKKO-së. Në Apel nuk zbatohet kjo situatë. Në GJKKO zbatohet.

Nuk është dinjitoze që avokati të kontrollohet edhe nga çorapet. Ulet prestigji, ulet barazia. Prokurori nuk kontrollohet dhe mirë bëjnë që nuk i lënë ata të Gardës t’i kontrollojnë, sepse Garda është jashtë kompetencave të saj. Ka një frymë përdorimi i karriges në mënyrën më të gabuar. Ne kemi median. Ligji e thotë hapur, që proceset gjyqësore janë të hapura, përveç rasteve specifike. Bota ka filluar që gjykatat t’i bëjë me xham, për t’i treguar publikut që këtu çdo gjë është transparente. Ne i mbyllim dyert mediave. Ne arritëm në një proces gjyqësor ku merreshin gjoba ndaj avokatëve. Nuk është dinjitoze. Gjobat duhet të zgjidhen me vendimin përfundimtar. Po nëse Kushtetuesja na jep të drejtë, çfarë do bëhet me gjobat? Prap i bie që nuk ka perspektivë që gjoba të qëndrojë”, shtoi Haxhia.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KronikëKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes

24/11/2026

“Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

24/11/2026

VIDEO/ Pas plagosjes me thikë në Fier, një tjetër person filmohet me mjet prerës në hyrje të pedonales!

24/11/2026

Buxheti 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë!

24/11/2026

Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore

24/11/2026

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

24/11/2026

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

24/11/2026

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, rrëzohen nismat e opozitës!

24/11/2026

EMRI/ Shqipëria heq dorë nga ekstradimi prej Anglisë i vrasësit nga Dibra, zbulohet vendimi!

24/11/2026

Studentët, një lëvizje pa lider! Riorganizim i ri pas 6 muajsh në shesh, do funksionojë pa drejtues!

24/11/2026

Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

24/11/2026

“Do të jem ushtar i thjeshtë”- Bylykbashi i jep leksione Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu Ripërtërihet PD!

24/11/2026

Një ditë para vizitës së komisioneres Marta Kos, PS u plotëson demokratëve dy kërkesa!

24/11/2026

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni dalin sërish para gjykatës, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim

24/11/2026

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Arrestohen 2 persona, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrau bashkëshorten dhe la jetimë 4 fëmijë, gjykata greke dënon me burg përjetë shqiptarin! Rrëzon pretendimet e mbrojtjes
  • “Nuk është dinjitoze”- Rregullorja e re, Maks Haxhia: E turpshme që në GJKKO avokatët të kontrollohen edhe nga çorapet!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.