• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sulm me raketa Katjusha ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë ushtarë

06/08/2024
in Botë
Sulm me raketa Katjusha ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë ushtarë

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë Reuters, në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut.

Dy raketa Katjusha goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, thanë dy burime irakiane të sigurisë. Një burim i sigurisë irakiane tha se raketat ranë brenda bazës. Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë mbi vrasjet. Të mërkurën, Irani tha se SHBA mban përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Hanijeh në Teheran për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin. Zyrtarët amerikanë, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se një nga ushtarët ishte plagosur rëndë. Numri i viktimave bazohet në njoftimet fillestare dhe detajet mund të ndryshojnë, thanë ata. “Personeli i bazës po kryen një vlerësim të dëmeve pas sulmit,” shtoi një nga zyrtarët.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë thanë se ishin militantë që po përgatiteshin të hidhnin dronë dhe përbënin një kërcënim për forcat amerikane dhe koalicionit.

Pentagoni ka thënë se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni përpiqet të forcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamas dhe Hezbollah. Iraku ka një pozicion të pazakontë, duke qenë njëkohësisht aleat i SHBA-së dhe Iranit. Në Irak ka 2500 trupa amerikane, por edhe grupe militantësh të mbështetur nga Irani që kanë lidhje me forcat e sigurisë të vendit./VOA

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!