Katër persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pas një stuhie të fortë e cila shkaktoi dëme të shumta në Antalia, në jug të Turqisë.
Tornadoja goditi një kantier ndërtimi, ku punëtorët jetonin në dy kontejnerë transporti. Erërat e forta shkatërruan strukturat ku ishin pesë punëtorët brenda.
Dy nga punëtorët vdiqën menjëherë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra në spitalin ku u dërguan. Punëtori i pestë u plagos, jeta e tij nuk është në rrezik.
Agjencia Meteorologjike Turke kishte lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje të rrëmbyeshme shiu në Antalia. Guvernatori i Antalias vizitoi zonën dhe u tha gazetarëve se tornado shkaktoi edhe rrëzimin e një vinçi në një kantier ndërtimi.
Sahin e përshkroi incidentin si një fenomen natyror të pazakontë, duke vënë në dukje se nuk ishin marrë raportime për tornado ose stuhi të tjera nga pjesë të tjera të qytetit dhe se ndërtesat përreth nuk pësuan dëme të ngjashme.
Hortumun vurduğu #Antalya‘da fırtına ve yağışın etkisi böyle kaydedildi pic.twitter.com/TgjTCKwWJ8
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) October 27, 2026
Meteoroloji Genel Müdürlüğünün sarı kodlu sağanak uyarısında bulunduğu Antalya’da hortum oluştu, kentin birçok noktasında sağanak etkili oldu
→ Kepez ilçesinde oluşan hortum, inşaat işçilerinin kaldığı iki konteyneri parçaladı ve 4 işçi hayatını kaybetti
→ Kentin bazı… pic.twitter.com/IMC6n5KLRG
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) October 26, 2026
The post Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
