AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

by SHT Media
27/10/2026
in Kosovë
6
0
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati edhe dy ditë pas aktit.

Albert Sylaj, kunati i viktimës nuk është kapur ende nga autoritetet, megjithatë, policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e tij.

Në njoftimin e institucionit thuhet se janë sekuestruar armë, thika e një sëpatë.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në njoftim, derisa shtohet se rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt.

Jeton Sylaj dyshohet për mospërfillje të gjykatës, pasi ekzistonte urdhri që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë.

“I pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Arlinda Zekaj u vra nga kunati i saj vetëm dhjetë minuta pasi u shoqërua nga policia në shtëpinë e saj, pas denoncimit për dhunë në familje nga ish-bashkëshorti.

Tre ditë para se të vritej, ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti e kishte ngritur alarmin për neglizhencë nga zyrtarët në trajtim të rastit të saj.

Letrat që i dorëzoi të kryeprokurorja e Pejës, kryetari i gjykatës së Pejës dhe kryeprokurori i shtetit, siç thoshte edhe vetë Arlinda Zekaj ishin “shpresa e saj e fundit”.

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

09/11/2026

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

09/11/2026

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

09/11/2026

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

09/11/2026

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

09/11/2026

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

09/11/2026

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

09/11/2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

09/11/2026

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

09/11/2026

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

09/11/2026

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

09/11/2026

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

09/11/2026

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

09/11/2026

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

09/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase
  • Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.