• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Spiropali viziton Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special

08/09/2025
in Politikë
Spiropali viziton Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, vizitoi Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, ku u prit nga drejtori i institucionit, Emiliano Lule.

Instituti, i vetmi në Shqipëri që ofron arsim special dhe integrim për fëmijët e verbër dhe ata me vështirësi në shikim, ndjek ciklin 9-vjeçar për rreth 70 nxënës dhe ofron kujdes e edukim 24 orë në ditë.

Gjatë vizitës, Spiropali përgëzoi mësuesit dhe drejtuesit për nismën “Zëri Mund të Shkojë Aty Ku Shikimi Nuk Mundet!”, ku lexues vullnetarë dhurojnë zërin e tyre për të krijuar një bibliotekë zanore që u mundëson fëmijëve të mësojnë përmes dëgjimit.

“Jam e lumtur që në këtë institut ka pasur investime të reja dhe përkujdesje të shtuar,” tha Kryetarja e Kuvendit. “Pata rastin të shoh studion e regjistrimit ku nxënës të gjimnazeve, artistë dhe njerëz të kulturës japin zërin e tyre duke lexuar libra për fëmijët që mësojnë përmes dëgjimit. Siç thoni ju, ‘zëri shkon aty ku syri nuk mundet’.”

Spiropali theksoi mbështetjen e Kuvendit për arsimin special, duke përmendur ligjin që mundëson shndërrimin e instituteve dhe shkollave speciale në qendra burimore, si dhe prodhimin e librave në Kodin Braille dhe mbështetjen për mësuesit ndihmës.

“Unë marr angazhimin që Kuvendi i Shqipërisë së pari të investojë në një program të tillë IT. Pashë që fëmijët ishin të vëmendshëm, mësonin gjuhë të huaja dhe teknologji. Uroj shumë që të jemi në lartësinë e kësaj detyre. Vitin e kaluar Kuvendi i Shqipërisë kaloi një ligj që i kthen institute të tilla në qendra buriomore. Me rëndësi që të miratojmë ligje të tjera, të nxisim nisma ligjore për programe arsimore dhe për investim në teknologji që të zbatojmë standardet më të mira të kujdesit për fëmijët me nevojat e veçanta. Po ashtu Grupi Miqtë e Fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe grupi Miqtë e Personave me Aftësi të Kufizuara do bëjnë maksimumin që ne të qëndrojmë pranë dhe të propozojmë dhe të nxisim nisma ligjore në të mirë të këtyre fëmijëve.

“Pavarësia është parësore për këta fëmijë,” u shpreh Spiropali, investimi në teknologji, celularë, kompjutera dhe përshtatja e programeve institucionale për personat që nuk shikojnë është domosdoshmëri. Kuvendi i Shqipërisë angazhohet të investojë në programe IT që përfshijnë të gjithë.”

Ajo vlerësoi përkushtimin e stafit dhe nënvizoi rëndësinë e ndjeshmërisë dhe përkujdesjes së vazhdueshme.

“Fëmijët që përballen me vështirësi të shtuara në këtë fazë të jetës meritojnë mbështetje të gjithanshme. Jam e sigurt që përtej pamundësive, është përpjekja, angazhimi dhe energjia komunitare ajo që bën ndryshimin.”

Në fund të vizitës, ajo uroi: “Suksese dhe urime për vitin e ri shkollor! Këtu mësova se përtej shikimit, përtej pamundësive që mund të sjellë jeta, është vullneti dhe dashuria njerëzore që ndriçon rrugën e dijes.”

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!