AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Spiropali i përgjigjet urimit të BE-së: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur

by SHT Media
28/11/2025
in Politikë
6
0
Spiropali i përgjigjet urimit të BE-së: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj BE-së është i palëkundur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, i është përgjigjur urimeve të Misionit të Bashkimit Evropian për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar se integrimi europian mbetet prioriteti kryesor kombëtar i Shqipërisë.

Në një postim në platformën X, Spiropali shkruan se përkushtimi i vendit ndaj Bashkimit Evropian është i palëkundur dhe do të mbetet prioritet deri në momentin kur Shqipëria të zërë vendin e merituar në familjen evropiane.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, duke shënuar përparim të fortë dhe domethënës.

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur; ai është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane.

Viti 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë.

Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën. Kjo pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim i përbashkët strategjik në stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit tonë.”, shkruan Spiropali.

Në urimin e misionit të BE-së në vendin tonë shkruhet: “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara!”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

27/10/2026

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

27/10/2026

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

27/10/2026

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën
  • “Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.