• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Sot nuk parkon asnjë deputet në lulishte”, Rama: Sanksione nëse institucionet nuk japin informacion

16/12/2025
in Politikë
“Sot nuk parkon asnjë deputet në lulishte”, Rama: Sanksione nëse institucionet nuk japin informacion

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se qasja e hapur ndaj informacionit publik nuk përbën kërcënim për institucionet, por përkundrazi është një domosdoshmëri për forcimin e besimit të qytetarëve dhe shmangien e klimës së dyshimit. Duke folur në Konferencën e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Rama u shpreh se ngurrimi për të ndarë informacionin administrativ është i pajustifikueshëm dhe dëmton më shumë sesa mbron administratën publike.

Sipas tij, mungesa e informacionit krijon terren për keqkuptime dhe teori konspirative, ndërsa transparenca është në të mirën e institucioneve, publikut dhe vetë vendit. Në këtë kuadër, Kryeministri vuri në dukje projektin “Transparent Albania”, një platformë e centralizuar digjitale që synon publikimin automatik të gjithë aktivitetit dokumentar të institucioneve publike, duke shmangur zvarritjet dhe refuzimet ndaj kërkesave për informacion.

Rama pranoi se një pjesë e problematikave lidhen me ngarkesën burokratike dhe funksionimin e brendshëm të administratës, por theksoi se ligji është i qartë: përgjigjja ndaj kërkesave për informacion duhet të jepet brenda 10 ditëve dhe në mungesë të saj duhet të ketë sanksione. Ai kërkoi ndëshkime konkrete për autoritetet më të larta, përfshirë ministra dhe sekretarë të përgjithshëm, nëse afatet ligjore nuk respektohen.

“Kur e nisëm qeverisjen kishim një problem të madh me parkimet e paligjshme të deputetëve rreth Kuvendit. Sot nuk parkon më askush aty, sepse u vendosën sanksione dhe u gjobitën deputetët disa herë me radhë”, u shpreh Rama, duke shtuar se e njëjta logjikë ka funksionuar edhe për shkeljet e semaforit nga zyrtarët e lartë.

Ai u ndal gjithashtu te liria e medias, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët. “Ne kemi marrë angazhimin për ta hequr shpifjen si vepër penale për gazetarët. Nuk ka pasur dhe nuk ka padi penale ndaj gazetarëve nga qeveria në këto vite”, tha Kryeministri. “Nuk besoj te autorregullimi i shqiptarëve, ballkanasve, grekëve, italianëve, gjithë kësaj zonës këtu”, shtoi ai.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

    “Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit Goxhaj që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri ndan lajmin e mirë në “Terminal”: Ja kur hapen fondet IPARD 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sezoni veror në rrezik, tre skenarët që mund të ndikojnë udhëtimet në mbarë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin u shfaq e vetme në koncertin e Fifit, reagon Gimbo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!