• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Sondazhi republikan fundos Berishën/ Minxhozi: Ka futur demokratët në shumë dilema që rrezikshëm po bashkëjetojnë me to!

17/01/2025
in Politikë
Sondazhi republikan fundos Berishën/ Minxhozi: Ka futur demokratët në shumë dilema që rrezikshëm po bashkëjetojnë me to!

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Por besimi për figura të tjera është po aq i lartë (26%), sa edhe mosbesimi i plotë tek asnjë politikan (28%). Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Tirana Live” pohoi se të dhënat e sondazhit republikan janë të sakta, në linjat madhore që ai ka parashtruar.

Ai pohoi se Sali Berisha i ka futur demokratët në disa dilema, që rrezikshëm po bashkëjetojnë me to.

“Sondazhi është i saktë në të gjithë ato linjat madhore që hedh. Sali Berisha sot i ka futur demokratë në disa dilema. Opozita e sotme ndodhet mes disa dilemash, të cilat nuk i ka zgjidhur. Janë dilema që rrezikshëm po bashkëjeton me to. Kemi partinë e Berishës që refuzon çdo lloj akordi, PD ka shkuar e gjitha pas doktorit. Shkon e vetme në zgjedhje, duke ulur shanset për fitore”, tha ai.

I pyetur për vlerësimin e Ramës, analisti tha se kryeministri ka ditur të kthehet në një fakt kyç në politikën ndërkombëtare.

“Rama ka ditur që të kthehet në një faktor kyç, për ndërkombëtarët. Ai ka ditur të ekspozohet dhe të pastrojë fushën e lojës dhe për të përfituar nga konsumi i Berishës dhe Metës”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë i vetmi kryeministër nga Ballkani Perëndimor, që do marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo përzgjedhje tha Minxhozi tregon se Amerika e shikon faktorin shqiptar si një lojtar kyç në Ballkan dhe përfaqësuesi më i denjë i këtij peizazhi të jetë kryeministri i Shqipërisë.

“Edhe Rama vlerësohet si partner, edhe Shqipëria vlerësohet si partner. Rama është një lider rajonal i cili në sytë e Amerikanëve ka një rol për të luajtur në këtë pjesë të Evropës. Amerikanët e shohin se faktori shqiptar në Ballkan ka nevojë për figura të tilla. Në këto kushte Rama merr një reliev dhe ekspozim më të madh, duke parë se si ndodhet pjesë tjetër e elitës politike se çfarë konsumi ka”, tha Minxhozi.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!