AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

S’ka gjyqtarë, stok 41 mijë dosje në Apel! Monitorimi i ISPL: Drejtësi e vonuar, ka procese që zgjasin 2 vjet

by SHT Media
08/04/2025
in Kronikë
6
0
S’ka gjyqtarë, stok 41 mijë dosje në Apel! Monitorimi i ISPL: Drejtësi e vonuar, ka procese që zgjasin 2 vjet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga monitorimi që Instituti i Studimeve Publike e Ligjore i ka bërë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, rezulton se një pjesë e madhe e vendimeve vonojnë shumë kohë, edhe mbi 2 vjet. Ceket që vendimet që nuk janë të nevojshme të argumentohen me qindra faqe të shmanget. Ata sugjerojnë edhe ndërhyrjen e teknologjisë për menaxhimin e çështjeve.

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, mungojnë të paktën 2/3 e numrit total të gjyqtarëve, dhe kjo sjellë një drejtësi të vonuar për qytetarët.

Një monitorim i Institutit të Studimeve Publike e Ligjore, thotë se gjyqtarët punojnë me kapacitete maksimale, ndërsa problem thelbësor është zbardhja e vendimeve dhe arsyetimeve me qindra faqe, edhe në çështje të thjeshta, e cila mund të reduktohet.

“Në një proces penal jashtëzakonisht të thjeshtë. 1 fshatari i kishin vjedhur një lopë dhe gjyqtari harton një vendim në një nga gjykatat me rreth 55 faqe. Po çfarë mund të ketë shkruar atje gjykata? Dhe i vjen në dorë atij që ka interes të drejtpërdrejtë për çështjen dhe kur shikon këto 55 faqe, i shfleton një për një dhe në fund thotë: Lopa ime këtu ku është se nuk e gjej?”, shprehet Ardian Kalia, ekspert ligjor.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka një stok prej më shumë se 41 mijë dosjesh të prapambetura, për të cilat duhet kohë e gjatë të shqyrtohen me gjyqtarët aktual. Një mënyrë më e mirë e menaxhimit sipas ISPL-së mund të jetë digjitalizimi i plotë i sistemeve të gjykatës do të ndihmonte në ulje të kohës për menaxhimin e çështjeve, deri tek caktimi automatik i çështjeve te gjyqtarët për shmangien e mbingarkesës së panevojshme.

“Shmangie të regjistrave manual. Kjo do të ishte e rëndësishme qoftë sa i përket aksesit, qoftë transparencës. Do të ishte shumë e rëndësishme që të kishte algoritme të tillë që të mundësonin edhe një ngarkesë të barabartë të çështjeve për gjyqtar. Pra, të realizohej kjo shpërndarje për të ndihmuar gjyqtarët në ngarkesën e tyre”, thekson Albana Tushe, eksperte ligjore.

Gjatë vitit të shkuar janë marrë 9850 vendime penale dhe civile. 53% prej vendimeve civile u janë dashur më shumë se 2 vjet, në raport me 25% për dosjet penale. Sa i përket çështjeve të reja të regjistruara, janë 13,888 në total. Në mesin e tyre janë edhe 334 çështje të ardhura për rrjedhojë e vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë për prishjen e vendimit të apelit dhe kthim e tyre për rigjykim po pranë kësaj gjykate.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.